Tuesday, October 17, 2006

ÇEKU NË LONDËR

Çiftelia dhe çaji munguan por çdo gjë tjetër dukej plotësisht autentike. Të pranishmit (natyrisht) mbi 95% meshkuj, mysafiri i nderit ulur në qendër, ca fjali përshëndetëse të tipit mirë se vini e mirë se u gjeta dhe… dhe… Dhe këtu mund të përfundojmë rrëfimin… Vazhdimin mund ta shkruani vetë.

Ishte kjo dita e fundit e vizitës së kryeministrit kosovar Agim Çeku në Britani të Madhe. Pas një programi aktiv me zyrtarët britanik kryministri personalisht ndoshta edhe do të kishte preferuar të vështrojë mysafirët apo vendasit në lokalin "Koha"... Por si kryeministër ai natyrisht nuk priste një luksoz të tillë. Të rrijë këtu i rrethuar me emigrantë kosovar pas vizitës zyrtare në një vend kyç siç është Britania e madhe, mu në prag të zgjidhjes së statusit, pas bisedave të numërta me qeveritar të lartë britanik përfshirë sekretaren e jashtme Beckett…
“Kjo mund të jetë vetëm një ëndërr e ëmbël, dhe tani do më zgjojnë duke më bombarduar me pyetjet e tyre të numërta” dukej se rridhnin mendimet e tij. “Çka biseduat, pse u ftuat, çka u thatë ju, çka u thanë ata juve, ku është triku…” O.K. këto janë pytje të lehta dhe zoti Çeku ishte lodhur duke përsëritur se si erdhi të kërkojë mbështetjen britanike për zgjidhje të statusit pa vonesë, pra brenda vitit, se si mori këtë mbështetje, se si Kosova është rast unik dhe kështu nuk mund të paraqet sfidë ndërkombëtare siç argumentojnë oponentët e pavarësisë, etj, etj. Këto janë çështje politike që më në fund opinioni shqiptar i ka tanimë të mirënjohura… “Nga opinioni kosovar do të ketë pyetje jetike të tipit: çka do të bëni pas zgjidhjes së statusit zoti kryeministër? Në planin ekonomik, të arsimit, atë shëndetësor? Ndërtimi i rrugëve, hekurudhave, pajisja spitaleve, shkollave... Këtu madje do të ketë pyetje aq “banale” siç është pastërtia e toileteve publike… E të mos përmendim lirinë e shprehjes, profesionalizimin e mediumeve, "derdhjen e trurit", kthimin e diasporës tanimë të 'derdhur' nëpër botë, mundësitë e barabarta për të gjithë qyetarët: serb, shqiptarë, romë e të gjithe individët që nuk i takojnë apo nuk dëshirojnë ti takojnë asnjërit nga grupet e “famshme” ballkanike çofshin ato mazhorancë apo minorancë. Këtu nuk do flas me anglezë që të vetmen ndarje në shoqërinë kosovare e shohin midis serbëve dhe shqiptarëve. Këta njerëz e njohin mirë polarizimin e shoqërive ballkanike. Si për shembull ndarjen në fshatar dhe qytetarë, pjesëtar të kësaj apo asaj partie, në intelektual dhe primitivë… Këta që tani vite të tëra jetojnë jasht Ballkanit janë më të “rrezikshëm” se ndërkombetarët dhe bashkqytetarët në Kosovë së bashku. Këtyre nuk mund tu shes mend me disa fjali të zgjedhura që do më kualifikojnë si të ngritur, intelektual, qytetarë, demokrat dhe liberal. Këta që vetë vijnë nga bjeshkët e Evropës, mund të vërejnë lehtë tërë primitivizmin e ndonjë bashk-ballkanasi nëse ai vërtetë nuk beson në atë që thotë, nëse vetë nuk e ka kuptuar çështjen për të cilën flet…

Këtu pra nuk mjafton të flas nga skripti i shkruar e kontrolluar sipas standardeve më të larta të gjuhës demokratike perëndimore. Këtu do ketë pyetje konkrete që kërkojnë përgjigje konkrete. Për këta njerëz pavarësia nuk është qëllim, fundi i dramës pas së cilës do të bie perdja e teatros dhe auditoriumi do largohet me apo pa duatrokitje… Jo për ta si dhe për mua, pavarësia është mjet, është mundësi, është rrugë për një jetë më të mirë për të gjithë: Shqiptarë e jo-shqiptarë, serb e jo serb, qytetarë apo jo-qytetarë, intelektual apo jo intelektual… Dhe këta do kërkojnë me plotë të drejtë tu flas për këte rrugë, këtë vision, për këto plane konkrete që do bëjnë Kosovën vërtetë të lirë, vërtetë evropiane, vërtetë demokratike…”

Priste kryministri Çeku të fillonte mbrëmja mu ashtu sic prisja edhe unë pa kuptuar fare se mbrëmja kishtë filluar ndoshta qindra qindra vjet më parë...

Ndoshta fjala është për një “Pritje” apo ‘reception” sic thonë këtu në Britani, një rast për “networking” apo mundësi kontaktesh mendova gjersa vështroja fleshin e fotoaparateve që binte në fytyrën e kryministrit. Por organizimi sipas të cilit mysafirët kërkohej të ulen nëpër tavolinat përgjatë asaj të kryeministrit, vështirsonte lëvizjen spontantane pa lënë përshtypjen se po shtyheh për tiu ofruar kryeplakut, për tu ndricuar nga fleshi i aparatit dhe hyrë kështu në histori si intelektual i dalluar ulur ashtu afër kryeministrit të Kosovës akoma te varur...

Mbëmja kalonte dhe mua, për arsye të paraplanifikuara, më duhej të nisem. Dhe mu atëherë kryeministri që dukej se kishte hequr dorë nga pritja më ofroi edhe një rast personal të pyes çka do që më intereson duke dëshmuar kështu edhe një herë se nuk ështe ai që u ik pyetjeve. Mu ashtu siç bëri një mbrëmje më parë para një grupi gazetarësh ndërkombëtar kur edhe më ftoi për këtë mbrëmje... Por e vetmja pyetje që më mundonte mua tani ishte se si e ndien ai veten ai në këtë atmosferë, si figurë mitologjike nga i cili e tërë ajo që pritet është përsëritja e fjalëve pavarësi e demokraci. Nëse demokracia nënkupton sundimin e popullit apo popujt e sunduar nga elitat politike? Nëse shteti i pavarur mund të ekzistojë pa njerëz të pavarur? Nëse...

Për shkak të zhurmës që vështërsonte komunikimin vendosa të heqi dorë nga temat e këtilla filosofike. Në vend të kësaj, solemnisht njoftova kryeministrin se ndonse i pavetëdijshëm e tërë arsyeja e ardhjes së tij në Britani të Madhe ishte në fakt ditëlindja ime…

Para se të largohem hudha edhe një shikim përreth. Dhe sikurse vetëm atëherë vërejtja pritjen në fytyrat e mysafirëve tjerë. Një nga një thuajse të gjithë qëndronin në këtë pritje të fillimit. Thuasje të gjithë i mundonte pyetja e njëjtë: Çka do të ndodh më pas zoti kryeministër? Çka do të bëni ju në mëngjesin e parë pas shpalljes së statusit?

Më vonë kur hapa internetin tim, hasa në fotografinë e zotit Çeku në faqen e BBC-në shqip. Me të klikuar arrita deri në pyetjet e dëgjuesve bërë gjatë një programi të këtij radio-stacioni. Vallë mos na duhet leja e BBC-së për të pyetur përfaqsuesit ballkanik, filloi satiristja brenda meje të spekulojë. Ndoshta një nga kushtet e pavarësisë do të jetë që kryeministrat e Kosovës të vijnë nga Prishtina në BBC në Londër për të folur me shqiptarët... Dhe mu atëherë mu kujtuan edhe nje herë fytyrat e mysafirëve si edhe vetë ajo e kryeministrit, një mbrëmje më parë... Se si thuajse të gjithë qëndronin në pritje të fillimit... Thuajse the gjithë përsëritnin në vete se si demokracia nënkputon sundimin e popullit e jo popujt e sunduar nga elitat e caktuara politike … Thuajse të gjithë pyetnin: A ka ardhmëri shteti i pavarur pa njerëz intelektualisht (apo thënë thjesht në kokë) të pavarur. Çofshin ata shqiptarë apo jo-shqiptarë, serb apo jo-serb, primitivë apo jo-primitivë, fshatarë apo qytetarë…

Kim Bytyci

Cka do bëni ju një ditë pas shpalljes së statusit?