S'KA DILEMË PËR BALLKANIN
Kyetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso u shpreh të hënën në Londër se nuk ka dyshim se vendet ballkanike do të bëhen pjesë e BE-se. Evropa do të përmbush premtimin ndaj Ballkanit bërë në deklaratën e Selanikut. Barroso i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjes mbi rrezikun që vendet ballkanike të mbeten jasht BE-së.Jose Manuel Barroso:
"Po, mendoj se Evropa e kuptonë këtë dhe se do ta përmbush premtimin e vet.
Është e vërtetë se tani po hasim në një rezistenë ndaj zgjerimit. Se po ballafaqohemi me të ashtuquajturën lodhje nga zgjerimi. Me Rumaninë dhe Bullgarinë ne kompletuam zgjerimin më të madh dhe kjo paraqet një sfidë. Andaj duhet të kuptojmë se do të ketë një periudhë adaptimi. Por një pjëse e madhe e këtyre brengosjeve ka të bëjë me Turqinë. Unë vizitova të gjitha vendet ballkanike përfshirë Kosovën dhe mund të konfirmojë se shpresa e vetme për stabilitetit, paqë, shoqëri të hapur, demokraci është perspektiva e Bashkimit Evropian. Prandaj ne edhe vendosëm të mos ndalemi në Bullgari dhe Rumani. Me Kroacinë jemi në negociata, Maqedonisë i dham statusin e kandidatit ndërsa me vendet tjera jemi të angazhuar përmes marrëveshjeve të asocim-stabilitetit e ngjashëm.
Mendoj se liderët evropian do të respektojnë zotimet e tyrë nga samiti Selanikut. Mund të them sinçerisht se si gjatë bisedave si publike ashtu edhe atyre private kurr nuk kam dëgjuar asnjë lider evropian të shpreh dyshime mbi pranimin e vendeve ballkanike. Dyshime ka lidhur me Turqinë por jo për Ballkanin".
Kim Bytyci
Deutsche Welle në shqip.
<< Home