Tuesday, October 24, 2006

MULTIKULTURË APO SHOQËRI PARALELE

Multikulturë apo shoqëri paralele? Kjo pyetje po dominon tani diskutimin mbi integrimin e emigrantëve në shoqëritë perëndimore. Në Britani të Madhe kjo çështje mori një aspekt të ri politik, kur ish-sekretari i jashtëm britanik Xhek Stro (Jack Straw) i shprehi kohë më parë rezervimet e veta ndaj veshjes së nikabit duke thënë se simbolet e këtilla japin një porasi të ndarjes në shoqëri. Raporti në vijim u përgatit këto ditë për Deutsche Welle ne shqip.


Komentet e veta Xhek Stro i bëri publike duke shprehur brengosjen e tij se një mbulesë e këtillë e plotë e fytyrës mund të vështërsojë marrëdhëniet më të mira midis komuniteteve. Duke shkruar lidhur me këtë çeshtje, ish-sekretari i jashtëm britanik përshkroi se si në një takim të rregulltë para mëse një viti me anëtarë të publikut (kur votuesit i drejtohen përfaqsuesit të vet me probleme të caktuara), ai i ishte lutur bashkëbisedueses së tij nëse mund të heq nikabin gjatë bisedës.

“Mendova shumë para se të inicojë këtë cështje” shkroi ai me këtë rast në gazetën lokale Lancashire Telegraph. E edhe më shumë para së shkruajë këtë, thotë ai mes tjerash duke shtuar se brengosja e tij mund të jetë e pavend por se kjo është një cështje.

Dhe rëndësinë e kësaj çështje më së miri ilustron debati i gjallë që pasoi botimin e komenteve. Argumentet pro dhe kontra shprehjes së tyre si dhe vetë cështja e veshjes së nikabit (mbulesë kjo e plotë e fytyrës së femrës me vëtëm dy vrima për sy), vunë edhe njëherë në dukje çështjen më të gjerë që përmban ky diskutim. Atë të integrimit të emigrantëve në shoqëri.

Britania e madhe gjatë kohë është mburr me karakterin multi-kulturor të shoqërisë. Kultura më të ndryshme nga anëkënd bota janë vendosur këtu shpesh buzë njëra tjetrës. Burka, turbani dhe simbolet e ndryshme fetare ko-ekzistojnë plotësisht qetë theksonin shpesh analistët shoqërorë si provë ilustruese të jetës multi-kulturore.

Rreziku nga terrorizmi bëri që e tërë çështja e integrimit dhe vetë jetës multi-kulturore të marrin një aspekt të ri duke u gjetur shpesh viz-a-vi njëra tjetrës. Multi-kulturë apo shoqëri paralele? – është pyetje kjo që dominon tani këtë diskutim. Vizualiteti i simboleve fetare bënë që pikërisht këto simbole të tërheqin një vëmendje të posaçme duke u gjetur shpesh në linjë të parë të këtij debati. Sa më vizuale këto simbole aq më të zëshme argumentet pro dhe kundër tyre.

Lesley Abdela, analiste dhe aktiviste ndërkombëtare për të drejtat e femrës, thotë se problemi qëndron se çështja e simboleve fetare ngatërrohet tani me atë të terrorizmit. Diskutimi i matur dhe i sinçertë mundëson një mirëkuptim më të madh të cështjes së simboleve si dhe vet religjionit. Në këtë drejtim, komentet e zotit Stro përkundër tërë kontraversës që i përcolli, kontribuan pozitivisht për një dialog të matur dhe me përgjegjësi.

“Kësaj here, për shembull si rrallë më parë, patem mundësi të dëgjojmë vet femrat muslimane me argumentet e tyre për dhe kundër nikabit, thotë Abdela.

Kur është fjala për shoqërinë multi-kulturore, Abdela thotë se shpesh diversiteti ngatërrohet me getonizim. Derisa i pari pasuron shoqërinë, getonizimimi krijon shoqëri paralele. Emigrantët që në Britani kaherë kan arrdhur nga viset të ndryshme të botës me kohë integrohen në shoqëri duke pasuruar njëkohsisht atë me vlerat e ndryshme kulturore. Abdela pajtohet se simbolet e fuqishme vizuale fetare siç është rasti i nikabit interpretohen shpesh si shenjë e eksluzivitetit të grupit në fjalë, por shton se këto simbole paraqesin vetëm një aspekt të diversitetit kulturorë. Religjionet e ndryshme kan simbolet e ndryshme të identifikimit. Brenda vetë fesë islame vetëm një numër i vogël i femrave zgjedh të vesh nikabin, shton ajo.

Dhe pikërisht fakti se me këtë rast kemi të bëjmë me veshjen e femrës, bënë që një numër komentatorësh të interpretojë këtë debatë si kufizim të lirisë së shprehjes së femrës. Të tjerët ndërkaq pyesin nëse fjala është për liri të shprehjes apo mungesë të kësaj lirie. Mu siç në aspektin më të gjerë multi-kulturorë, shtrohet pyetja se sa mund të flitet për multi-kultururë e sa për mungesë interesimi për njëri tjetrin. Çështja e integrimit apo multikulturorës është një çështje e ndërlikuar dhe kërkon një vëmendje të veçantë. Diskutimi i hapur dhe i matur paraqet një hap konstruktiv drejt një mirëkuptimi më të madh shoqërorë.

Duke komentuar mbi këtë çështje, Jasmin Alibhai-Braun (Yasmin Alibhai-Brown), vet me origjinë muslimane shkroi në The Independent se “si anëtarë i Parlamentit, Xhek Stro ka obligim të shpreh brengosjet e veta para votuesve”.
Si qytetarë, ndoshta të gjithë kemi obligim të paktën të otvatemi të kuptojmë njëri tjetrin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë.

Kim Bytyci

Deutsche Welle
http://www2.dw-world.de/albanian