Britania feston 60 vjetorin e Mbretreshës Elizabeta Dytë
Shërbimi në Katëdralën e Shën Polit në praninë e Mbretreshës, shënoi sot ditën e katërt të manifestimeve të 60 vjetorit të fronit të Elizabetës së Dytë.Prnci Filip, i shoqi Elizabetës gjendet në spital prej dje me infeksion të fshikëzës.
Ceremonitë e manifestimeve, përfshin ngjarjet publike anëkënd Mbretrisë së Bashkuar. Ndër ngjarjet kryesore të oranizuara në Londë, ishte koncerti i mbrëmshëm para Pallatit të Bakinhamit. Në praninë e Mbretreshës Elizabeta Dytë dhe anëtarëve të familjes mbretrore, yjët më të njohur të skenës muzikore kënduan para publikut dhjetra mijësh. Elton Gjon, Tom Xhons, Klif Riçards ishin ndër emrat legjendar që morën pjesë. Koncerti u mbyll nga Sir Pol Mekartni.
Të shtunën, Mbretresha, Prnci Filip dhe anëtarët e familjes mbretrore prinë me anijen e tyre lundrimin e një mijë anijesh, një ndër manifestimet publike të përcjellura nga qindra mijëra veta përgjatë lumit.
<< Home