Friday, December 02, 2011

BE-ja drejt unionit fiskal

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Europa po punon për vendosjen e unionit fiskal për të zgjidhur krizën e borxheve brenda eurozonës.

Për një gjë të këtillë, Merkel mendon se nevojitet një marrëveshje e re e Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje do të impnonte një diciplinë buxhetare brenda eurozonës.

Për një marrëveshje të re ka ftuar edhe Franca. Dje presidenti francez, Nikolas Sarkozy, tha se një marrëveshje e re e marrëdhënieve midis anëtarëve të BE-së, është e domosdoshme për mbrojtjen e vendit që Europa zë në botë.

Dy liderët europian janë nën presion për të bërë më shumë drejt zgjidhjes së krizës së borxheve. Kancelarja gjermane dhe presidenti francez takohen të hënën.

Nduerkohë sot (të premten), presidenti francez Nikolas Sarkozy pret kryeministrin britanik, David Kameron, në Paris.

Britania ka rezervime lidhur me krijimin e dy shpejtësive të ndryshme zhvillimi brenda BE-së. Britania e Madhe është e brengosur se do të mbetej në margjinë së bashku me vendet e tjera jasht eurozëns.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në fjalimin e vet premtoi hapa konkret drejt unionit fikal. Kjo nënkupton integrim të afërt të politikave të tatimeve dhe shprenzimeve si dhe masa kundër anëtarëve që shkelin rregullat e këtilla.