Sunday, November 13, 2011

Tony Blair: kolapsi i euros katastrofë

Ish kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se kolapsi i euros do të ishte katastrofë. Blair tha se shpreson euro nuk do të pasojë kolapsë dhe se Evropa duhet të konsolidojë forcat për ta mbështetur valutën e vet. Liderët evropian ballafaqohen me vendime të vështira dhe të dhëmbshme.

Në një intervistë dhënë BBC-së, ish-kryeministri britanik Tony Blair tha se nevojitet "një kornizë afatgjatë e kredibilitetit". Kjo kornizë përfshin ko-ordinim fiskal.

Blair theksoi vështërsërsitë me të cilat ballafaqohen liderët evropian. Institucionet evropiane, përfshirë Bankën Qendrore Evropiane, duhet të mbështesin euron.

Nevojiten reforma të mëdha të modelit social europian dhe buxhetit europian, si dhe "një ko-ordinim më i fuqishëm fiskal", tha ish-kryeministri britaik Tony Blair.