Tuesday, October 31, 2006

IMAZHI SHQIPTARË

KRIM KRIM NATË E DITË

Metamorfoza shqiptare

A u kujtohet se si dikur shqiptarët njiheshin si populli më mikrpites e më dashamirës. “Bukë e kripë e zemer” akoma dëgjohet ne disa qarqe britanike e ndërkombëtare si karakterisistika kryesore e shqiptareve si popull. Madje ndonjëherë ndoshta edhe u ka nervikosur një karakterizim i këtillë gjeneral sipas të cilit nga ju personalisht është pritur të ofroni hiq me pak se “zemrën”... Ndoshta madje nganjëherë u është dukur se si ky imazh gjeneral kombëtar interpretohet disi si shenjë e naiviteti individual. Aq “njerëz të mirë” janë konsideruar nganjëherë shqiptarët sa që jo-shqiptarët si dhe vet shqiptarët "jo-shqiptar" dukeshin disi të bindur se ata nuk mund të vërejnë motivet e interesit personal tek bashkbisuesit e tyre…

Si dikush qe gjithmon ka kundërshtuar çdo formë gjeneralizmi, personalisht më ka penguar çdo imazh pavarërsisht sa pozitiv apo negativ dhe pavarësisht se kujt i takonte.

Kështu për shembull shumë para se të “bëhem angleze”, si tinajxhere në Beograd ku jetoja mora me një rast titullin e ambasadores britanike. Arsyeja ishte protestimi im i fuqisëm kundër imazhit të anglezëve si popull i ftohtë apo pa ndjenja. Në fillim kisha Bitelsat si dëshmi. Mund të shkruan dikush vargje të ngohta si John Lenon pa ndjenja personale...? e pastaj Bitelsat i zëvendsova me disa miq personal anglez që i takova gjatë një udhëtimi nëpër Evropë. E djegur nga dielli spanjoll, thuajse a palëvizshme në tren rrugës për në Marok, ishin anglezet ata që para të gjithë "përrfaqsuesve të popujve të ngrohtë" përreth (siç njihen për shembull italianët apo spanjollët etj), treguan ngrohtsinë individuale duke ofruar kujdesin praktik personal gjatë tërë udhëtimit.

Dhe ky shembull, kjo sjellje “plotësisht jo-angleze” më shërbente shpesh si armë më e mirë kundër çdo gjeneralizimi apo imazhi jo vetëm të anglezëve por të cilido popull.

“Anglezë apo shqiptarë apo gjermanë apo serb apo… Fjala është për një popull të caktuar që do të thotë grup individësh me personalitete dhe karakteristika individuale …” theksoja kurdo që dikush fliste me gjuhë të këtilla imazhiste...

Dhe sadoqë në shikim të parë imazhi pozitiv duket i padëmshëm, ai në fakt është po aq nëse jo edhe më i “rrezikshëm”... Së pari, si çdo imazh bënë që individi të zhduket nën hijen e kolektivit. Heq pergjegjësinë personale pa të cilin individi shnëdrrohet në nje kopje të zbehtë të pikturës origjinale. Në një lloj kukulle apo fantazme e cila përcjell ca gjurma të lashta të mbulura shpesh nga çementi bashkëkohor. Në një qenie statike e cila jeton jasht kushteve bashkohore të jetës, dhe kështu sikurse lirohet nga dinamizmi i saj dhe përgjegjësia personale.

Kështu për shembull, nëse ju si individ tregoni ndonjë sjellje apo gjest të mirë ndaj dikujt në nevojë, fjala vjen ofroni strehim një mysafiri dhe e trajtoni atë me kurtiozitet, ju sipas imazhistëve thjesht keni kryer një “detyrë” kombëtare. Fakti se në këtë detyrë ju investoni kohë dhe mjete personale është pra problem i juaj “kombëtar…” Derisa kjo sjellje e lindur në kushte të lashta pa alternativë të hoteleve dhe mundësive tjera vet-kujdesi, dëshmon për një civilizim human, në kushtet moderne dinamike e aplikuar absolutisht humb relevancen e vet.

OK imazh është imazh, njerëzit janë njerëz dhe të gjithë popujt e kan nga një imazh të këtij apo atij lloji... Dhe të gjithë personalisht jemi të vetëdijshëm për dallimet mes percepcioneve dhe realiteteve… Dhe të gjithë individëd në këtë apo atë formë, në këtë apo atë rast bëhemi viktimë apo kryes të këtij “krimi” të lashtë shoqërorë. Posi fantazmë, imazhi krijohet disi pa vërejtur e pastaj na imponohet të gjithëve si një ligj i paprekshëm duke na gjykuar rreptë poqese i kundërvihemi. Sidomos kur nga individët pritet gjithmon sjellje kolektive. Dhe posi foljet e parregullta që nevrikosin studentët e gjuhës, ashtu edhe individëd e “parregulltë” nevrikosin masat që presin nga çdo kush sjellje sipas formulave të njohura të imazheve...

Imazhi pra pa dyshim është temë e gjerë dhe kërkon një studim të thellë për tu kuptuar plotësisht. Dhe ne sipas mundësive do ti kthehemi kësaj teme sërish dhe në këtë drejtim mendimi, analaizat, studimet, përvojat e juaja janë më të mirëseardhura.

Ndërkohë ti kthehemi imazhit shqiptar. Më saktësisht metamorfozës së tij nga imazhi pozitiv në atë negativ.

Ajo që veçmas bje në sy kur është fjala për imazhin shqiptarë ështe shpëjtësia e këtij transformimi. Brenda një kohe relativisht të shkurtër “populli mikpritës e i dashur” u bë një popull thuajse pa asgjë positive. Thjesht sikurse piktura impresoniste që akoma mbretron në qarqe të caktuara britanike e ndërkombëtare u zëvendsua me një karikaturë primitive në mediumet e përditshme.

Vetë opinioni shqiptar duket ngapak i hutuar në këto rrethana të reja. Diskutimi mbi imazhin mediak shpesh shndërrohet ne analiza të ndryshme shoqërore, historike, antrolopologjike, politike… Akuzat e kontra-akuzat si të brendshme ashtu edhe të jashtme shtohen nga dita në ditë. “Disa lahperë na vunë zërin e zi”… “lahperë jeni ju që i mbroni të huajt kur na përqeshin”. “Kurr t'hujt nuk na kan kuptu neve. Godisin më të dobëtin. Janë të paguar nga armiqt e shqiptarëve..."
Nuk vëreni, pyesin disa shqiptarë se si kur nuk kan çka të shrkuajnë për komunitetin e këtushëm, shkojnë në Shqipëri gjoja për arsye turistike e që pastaj ti rekondajnë opinionit kurrsesi të mos bëjnë të njëjtën gjë. Dhe në mungesë të përvojës personale negative, ata përsërisin stereotipet e njëjta që i kan dëgjuar para nisjes fare. Shumë shqiptarë pyetën nëse A A Gill fjala vjen qëndroi fare në Shqipëri para se të shkruajë artikullin e tij apo pa lëvizuar nga karrika “vizitoi” vendin i cili ja, s’paska asgjë për tu vizituar... (The Sunday Times, 23 Korrik 2006, "The land that time forgot").

Tentimet për të vënë këtë në kontekst duke tërhequr vërejtjen për “gazetarinë dembele” e cila reprodukon vetveten në vend të gjurmimit studioz, zhduken shpesh në kontekstin aktual politik. Përse mu tani? pyesin shqiptarët. Përse në kohën e zgjidhjes së statusit të Kosovës, aktulizohet intëresimi për Shqipërinë stereotipe? Madje edhe vetkritikët që zakonisht fajtorët i kërkojnë brenda e jo jashtë, kohëve të fundit duken të bafasuar me përmasat e imazhit aktual. Kështu këto ditë u verejtë "harresa" e mediumeve të gjera për të raportuar mbi vizitën e kryeministrit Çeku ne Londër mu në prag të zgjidhjes së statusit të Kosovës... Dhe ja vetëm disa ditë më pas nuk “harruan” të botojnë edhe një karikaturë shqiptare të tipit A A Gill. (The Observer, 22 Tetor; "Travel through a midlife crisis").

Dhe si u bënë mu shqiptarët si popull shaka evropiane, pyesin shpesh shqiptarët. Të mbyllura ishin edhe vendet tjera ish-komuniste. Varfëri ka edhe në vende tjera evropiane madje edhe ato që tanimë janë në dyer të Bashkimit Evropian apo edhe brenda saj. Kriminelët vijnë nga vendet e ndryshme përfshirë ato të ish-Ballkanit. Ata madje bashkëpunojnë koxha mirë mes vete, serb e shqiptarë e lituanez, bullgarë e rumunë...

Dhe shpesh dora e lobeve të caktuara shihet prapa këtyre shkrimeve. Sidomos tani në prag të zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Gazetari dembele apo fushatë e orkestruar lobiste? Paranojë shqiptare apo mani e mediumeve?

A janë bërë shqiptarët tejet të ndjeshëm siç thonë disa, apo përkundrazi nuk reagojnë mjaft kundër shkrimeve të këtilla, siç thonë disa tjerë. Kështu për shembull kohë më parë kur The Daily Telegraph botoi një artikull mbi Kadaren shumë shqiptarë u ndjen te prekur sepse përmendej imazhi negativ edhe pse fjala ishte për një shkrim letrat, për një portret te një shkrimtari. (The Daily telegraph, 15 Prill 2006, "Will the real Mr Kadare please stand up"). Nga ana tjetër, gjatë një interviste me një analiste britanike kushtuar pikërisht imazhit të shqiptarëve ajo atë kohë më patë thanë se vet shqiptarët nuk promovojnë shembujt e tyre pozitiv në masë dhe mënyrë të duhur. Përse mu drejtua ajo “ty për shembull nuk të shoh nëpër mediumet britanike”. Kështu sipas saj, opinioni britanik do të kishte mundësi të dëgjojë një intelektual/e shqiptar/e viz-a vie, fjala vjen një krimineli shqiptar. Derisa qarkullimi në mediumet (britanike) natyrisht nuk varet (vetëm) nga individët kritikat e ngjashme mbi pasivitetin shqiptar vënë në dukje një fenomen që vetë shqiptarët e theksojnë shpesh mes vete. Atë të një forme të vetëkënaqjes. Shih, vërejnë shqiptarët, shoqatat e ndryshme shtohen nga dita në ditë derisa aktivitetet e tyre thuajse pa dallim kan karakter dhe qëllim të njëjtë: të dëshojnë patriotizëm më të madh para njëri tjetrit. Mu ashtu siç në qarqe të brendshme kritikët më të zëshëm ndaj dukurive individuale negative para së gjithash atyre kriminale janë shpesh pikërisht shqiptarët. Pasiguria që kritikat e ndryshme të brendshme të theksohen publikisht pa frikë se mund të dëgjojë “armiku” pengon individualizimin e përgjegjësisë, kritikat konstruktive, stimulimin intelektual… Dhe kështu kontribuon në përforcimin e imazhit të jashtëm i cili si çdo imazh pozitiv apo negativ, individëd i fut në një thes të përbashkët të cilin pastaj e shndërron në një pikturë apo karikaturë varësisht nga nevojat ditore të mediumeve...

Por për tu ofruar një analzë më precize mbi imazhin aktual ndoshta më së miri do ishte të behet një hulumtim më i thellë i kësaj dukurie. Si kur dhe në ç’masë dominon tani ky imazh në mediumet e përditshme dhe jasht tyre. Çfarë është raporti midis shkrimeve “positive” dhe atyre “negative”, kontesti në të cilin botohen si dhe relevanca kohore. Një analizë e këtillë pa dyshim do ndihmonte në kuptimine dukurisë së imazhit, analizës së tij objektive dhe vënien e tij në kontest të gjerë aktual...
Nëse tanimë keni bërë apo dëshironi të bëni një studim të këtillë na njoftoni...