Kryeministri Kameron para Levesonit
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron (David Cameron) ka mohuar ndonjë marrëveshje me mogulin e mediave, Rupert Murdoch sipas së cilës mbështetja do të kushtëzohej me favorizime konkrete apo tue puergjithshme biznesi.Kameron po jep evidencë para hetimit publik të kryesuar nga Lordi Leveson lidhur me praktikat e mediave dhe lidhjet midis tyre dhe politkanëve.
Kameron u pyet lidhur me punësimin e ish-kryeredaktorit rë News of the World, Andi Kulson (Andy Coulson) si shef për komunkim me media.
Kyeministri britanik përsëriti qëndrimin e tij se kishte marr sigurime nga Kulson lidhur me pafajësinë e tij në skandalin e përgjimit nga e përditshmja News of the World.
Kulson kishte dhënë dorëheqje nga kjo gazetë pasi një gazetar i saj u burgos lidhur me ofendime përgjimi.
Kameron e presin pyetjet tjera të vështira gjatë ditës veçmas lidhur me procesin e vendimit mbi kontrollin e BSkyB.
<< Home