Hetimi i Levesonit: Ne jemi në këtë së bashku
Nuk është gjë e përditshme që një kryeministër të përgjigjet pyetjeve nën betim. Kur Dejvid Kameron (David Cameron) të enjten u nis nga zyra e tij drejt Pallatit të Drejtësisë për të dhënë evidencë para Levesonit, ai do të ketë qenë mëse i vetëdijshëm se të gjitha kamerat do të jenë të drejtuara kah ai.
Sado që se fjala është për një hetim publik, e jo gjykim të cfarëdo lloji, kryeministri do të ketë qenë i vetëdijshëm se jo vetëm çdo fjalë por edhe çdo lëvizje e trupit të tij, gjatë dhënies evidence, do të analizohet nga mediumet prezente, roli i të cilave është pikërisht tema e hetimit të udhëhequr nga Lordi Leveson.
Hetimi u vendos vitin e shkuar pas skandalit të përgjimit nga gazetarë të së përjavshmes tanimë të mbyllur ‘News of the World’, ndryshe pjesë e së ashtuquajturës perandori mediake e mogulit Rupert Mërdok (Rupert Murdoch).
Hetimi që deri tani kushtoi 3.2 million funta pati ka një listë të gjatë të dëshmitarëve. Kjo listë përfshin vetë viktamat e përgjimit, si nga jeta e përditshme ashtu edhe nga jo publike.
Prindërit e Milli Douler (Milly Dowler), vajzës së zhdukur që më vonë u gjet e vdekur folën mbi efektin traumatic që përgjimi shkaktoi në tragjedinë familjare.Pikërisht zbulimi mbi përgjimin e celularit të 13 vjeçares së zhdukur nxiti indinjatën e përgjithshme publike dhe shënoi kthesë në percepcionin publik mbi përgjimin.
Mediumet tabloide deri atëherë arsyetoheshin se si personalitetet publike përdorin mediumet për të ndërtuar famen e vet dhe nuk mund të kërkojnë trajtim tjetër kur atyre nuk u përgjigjet ti kenë kamerat prapa.
Përgjimi i viktimave të krimit anuloi çdo argument të këtij lloji dhe vuri në dukje rë agresivitetin që disa gazetarë ushtrojnë gjatë punës së tyre.
Çifti Mekkan, (McCann), vogëlushja e të cilëve akoma mbetet e zhdukur folën mbi përvojën e tyre nën kontrollin e kamerave dhe reporterëve. Megi e cila kishte tri vjet atëkohë, u zhduk gjatë pushimit familjar në Portugali.
Hugh Grant, Siena Miller, Charlote Church ndër emrat më të njohura nga skena kreative nga ana e vet u ankuan për invadimin e jetës së tyre private.
Para hetimit u gjetën edhe vet përfaqsuesit e mediave, disa prej tyre tanimë të akuzuar me ofindime kriminale lidhur me rolin e tyre në këtë skandal. Rebekah Bruks (Rebekah Brooks) ish krye-ekzekutive dhe ish-kryeredaktore e një titulli tjetër të Mërdokë ve, The Sun; Andi Kulson (Andy Coulson) ish kryeredaktor i News of the World.
Në karrikën e hetimit u gjet edhe vet Rupert Mërdok si dhe i biri i tij Xhejm (James) për prezantuar anën e tyre të rtrëfimit. Përkund`ër afërsisë që Mërdokët kishin me kryeministra të ndryshëm britanik, Rupert Muerdok ishte këmbëngulës se ai kurr nuk kishte kërkuar nga asnjëri prej tyre favorizime biznesi.
Para hetimit evidence deri tani dhanë edhe tre ish-kryeministra. Toni Bler (Tony Blair) foli mbi sistemin që e kishte trashëguar dhe në kuadër të të cilit veproi gjatë dhjetë viteve në qeveri. Këto marrëdhëni mes klasës politike dhe medave, janë bërë shumë të afërta, pranoi ish-kryeministri laburist, dhe ftoi për masa që do të sigurojnë një raport më të distancuar mes tyre për të mbrojtur interesat e publikut.
Paraardhësi i tij, konzervatori Xhon Mejxhor (John Major) përkujtoi se si Rupert Mërdok gjatë një darke kishte thënë se si nëse qeveria e tij nuk ndryshon politikën evropiane të cilën Mërdok nuk e pëlqente, medumet e tij nuk do të mbështetsin qeverinë e Mejxhorit.
Referenca tek pavarësia editoriale nuk u përdmend me këtë rast, vërejti ish-kryeministri Mejxhor.
Gordon Braun (Gordon Brown), ish-kryeministri I fundit laburist, përshkroi dëshpërimin e tij kur raporti mjekësor i djalit të tij u bë publik nga tablodiet e perandorisë së Mërdokëvë.
Fakti se dëshprërimet e këtilla private apo profesionale, nuk ndikuan në nivelin e marrëdhëneve dhe kontakteve mes përfaqsuesve politik dhe atyre të mediumeve, tregon nivelin e ndërvarsuersisë së tyre. Larg nga distancimi, këto kontakte dukej se intensifikoheshin gjithnjë e më shumë. Pamjet e Rebekah Bruks duke përqafuar kryeministrat e ndryshëm britanik përcjellin thuajse cdo raport mbi zhvillimet e fundit gjatë hetimit të Levesonit.
Këto pamje, së bashku mbi detajet e ndryshme mbi afërsinë e saj me përfaqsuesit më influencial politik që u mësuan deri tani gjatë hetimit do të mbeten qartë në memorjen e publikut.
Mesazhet e shumta celulare dhe emajlat që u lexuan gjatë kuetij hetimi dëshmojnë qartë afërsinë e ngushtë mes dy shtyllave kyçe pubiike, shtyllës politike dhe mediake. Kjo afërsi më së miri u ilustrua me mesazhin që Rebekah Bruks kishte nisur liderit të atëhershëm të opozitës konzervatore, Dejvid Kameron. Me një tone personal miqësor, Bruks shpreh mbështetjen e saj ndaj kryeministrit të arrdhshëm britanik. Pas deklarimit të mbështetjes së saj liderit të atëhershëm opozitar, Bruks mes tjerash shrkuante: “… profesionalisht ne jemi në këtë definitivisht së bashku”.
Pas konkludimit të evidences hetimi do të njxjerr konkludimet dhe rekomandimet e veta. Ajo që ndërkaq publiku deri tani padyshim po konkludon në bazë të evidences së deritashme është se mediumet dhe politikanët vërtetë ishin në këtë së bashku. Pyetje është se sa kishin mirreshin sysh interesat e publikut në emër të të cilit veprojnë këto dy shtylla publike.
Hetimi kostoja e të cilit pritet të arrijë 5.6 million funta ka detyrë të rëndësishme para vetes, të nxjerrë rekomandimet që do të bëjnë pyetjet e ngjashme në të arrdhmen të pabaza.
<< Home