Monday, October 17, 2011

Ish sekretari britanik shkeli kodin ministrial

Ish sekretari britanik i mbrojtjes, Liam Fox, shkeli kodin ministrial me kontaktet që kishte me shokun e tij gjatë kryerjes së detyrës. Kjo pritet të thuhet në raportin që do të publikohet nesër nga

Fox dha dorëheqje të premten pas zbulimeve mbi kontaktet e tij me shokun e vet, lobistin Adam Verrity gjatë kryerjes së detyrës së sekretarit shtetërorë.

Zoti Fox kishte takuar zotin Verrity gjatë 18 udhëtimeve të jashtme. Zoti Verrity jepte karta vizitore ku thuhej se ai ishte këshilltar i zotit dhe ishte prezent në takimet e zotit Foks me personalitete ushtarake, diplomatë dhe kontraktues ushtarak. E gjithë kjo përkundër faktit se zoti Verrity nuk kishte kurrfar roli zyrtar në qeverinë britanike.

Raporti i përgatitur nga sekretari i kabinetit, që pritet të botohet nesër, besohet se do të thotë qartë se zoti Fox shkeli rregullat ministriale. Por raporti do të konkludojë se zoti Fox nuk puerfitoi financiarisht nga këto kontakte.