Policia e Nju Jurkut arreston vjedhës identiteti
Policia e Nju Jorkut ka arrestuar mëse 86 persona që besohet të jene anëtarë të rrjetit kriminal që ka vjedhur identitete. 25 persona tjerë akoma kërkohen për rolin e tyre në këtë krim. Rrjeti besohet të përfshin 5 grupe kriminale në Nju Jork.Prokurorët thonë se 13 milion dollarë janë humbur gjatë periudhës 16 mujore.
Anëtarët e rrjetit kriminal përdornin kartat e rrejshme për të blerë kryesisht produkte teknike Apple nëpër SHtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata jetonin një jetë luksoze.
Arrestimet e u bënë pas dy vitesh hetimesh. Gjatë hetimeve u zbulua se grupet kriminale të bazuara në SHBA, ishin të lidhura me grupet kriminale në Afrikë, Evropë, Azinë lindorer dhe Lindjen e Mesme.
Policia thotë se kjo është vjedhja më e madhe dhe ndër më të sofistikuarat e identitetit të kartave kreditore.
Punonjësit e restoranteve, bankave dhe shërbimeve tjera që punonin për grupet kriminale, vidhnin të dhënat personale nga kostumerët. Të dhënat pastaj u dërgoheshin teknikëve kriminel tue cilët pastaj prodhonin kartat American Express, Visa dhe tjera.
Ekipet e "blerësve" pastaj përdornin këto karta për të blerë prodhime nëpër SHBA, e q pastaj i duergonin në Kinë, Evropë dhe Lindje të Mesme.
<< Home