Dorëheqje brenda qeverisë britanike
Sekretari britanik i mbrojtjes, Liam Foks (Liam Fox), ka dhënë dorëheqje pas alegimeve mbi sjellje jo-profesionale.Liam Foks u gjet nën presion pas zbulimeve se një mik i tij personal, Adam Verrity kishte kishte takuar zotin Foks gjatë 18 udhëtimeve tue jashtme zyrtare. Zoti Verrity poashtu jepte karta vizitore ku thuhej se ai ishte këshilltar i zotit dhe ishte prezent në takimet e zotit Foks me personalitete ushtarake, diplomatë dhe kontraktues ushtarak. E gjithë kjo përkundër faktit se zoti Verrity nuk kishte kurrfar roli zyrtar në qeverinë britanike.
Në letrën e tij të dorëheqjes, zoti Foks tha se ai gabimisht ka lejuar përgjegjuesitë personale dhe profesionale të "përzihen".
Kryeministri David Cameron tha se i vjen shumë keq që Dr Foks largohet nga detyra e tij.
Laburistët thanë se zoti Foks nuk iu është mbajtur standardeve të ministrave dhe se largimi i tij ka qenë i paevitueshëm.
Sekretari i mbrotjes u gjet në qendër të opinionit publik për një javë pas raporteve mbi rolin që miku tij kishte luajtur gjatë kryerjes sue detyrës zyrtare nga Dr Foks. Sipas mediumeve publike, udhëtimet e Adam Verrity-it kur ai takonte zotin Foks gjatë vizitave të jashtme financoheshin nga biznesmen.
<< Home