Monday, September 26, 2011

Plan i ri ndihme për eurozonë

Eurozona do të ketë një plan të ri ndihme me fond të shtuar huazimi. Plani do të përfshinë shënimin e 50% të borxheve të Greqisë. Fondi i eurozonës për ndihmë do të arrijë 2 trilion euro. Qeveritë europiane shpresojnë që plani të jetë i gatshëm brenda 5 deri 6 javë.

Sipas raporteve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, plani i ndihmës poashtu parashikon fuqizimin e bankave europiane të cilat duket se kan pak kapital për ti absorvuar humbjet.

Plani parashikon mundësitë që Banka qendrore europiane të mund tu huazojë fonde qeverive krahas fondit kryesor për huazim, atij të stabilitetit financiar Europian. Ky fond do të merrte përgjegjësinë kryesore për huazim qeverive gjë që do të
ulte rrezikun për Bankën qebdrore Europiane për të huazuar.

Sipas planit, investuesit privat brenda borxhit grek, duket se do të duhet të pranojnë uljen prej 50% në vlerën e shumës që u është borxh atyre.