Vazhdon protesta "Pushto Londrën"
Protesta "Pushto Londrën" ka gyrë në ditën e tretë në kryeqytetin britanik. Rreth 250 protestues me rreth 100 çadra po qëndrojnë para Katedralës së Shën Polit.Rreth 2 mijë deri 3 mijë veta protestuan në qendrën financiare të shtunën.
Tetë veta raportohen të jenë arrestuar gjatë uikendit, gjashtë prej tyre janë ngarkuar me ofendime.
Protesta është pjesë e lëvizjes globale të inspiruar nga protesta e Nju Jorkut me titullin "Pushto Wall Street". Protestuesit kundërshtojnë "lakminë" korporative. Protesta të ngjashme u mbajtën më parë, gjatue verës në Spanjë me emrin "Indignants".
Protestat amerikane po vazhdojnë për katër javë dhe janë shtrirë në vendet tjera europiane, Itali, Greqi, Portugali. Tue shtunën protesta u mbajtë në vende të ndryshme anëkënd botës përfshirë Korenë jugore dhe Hong Kongun.
Organizatorët e protestës së shtunës thanë se qëllimi i protestave është inicimi i ndryshimeve globale. Ato synojnë të porosisinë politikanët dhe "eliatat financiare që ata shërbejnë" se qytetarët janë ata që do të vendosin mbi të arrdhmen.
Gjatë protestës në Romë u shënua dhunë dhe së paku 70 veta u lënduan, tre prej tyre seriozisht. Policia përdori lotësjellës kundër disa protestuesve me maska.
Dhjetra mijëra protestues paqësor protestuan qetë në kryeqytetin italian.
Protesta të shtunën pati edhe në Irland, Zelandë të re dhe Australi.
<< Home