Sunday, September 25, 2011

Miliband kërkon kurs të ri ekonomik

Lideri i Partisë laburiste Ed Miliband, ka thënë se programi qeveritar i shkurtimeve të buxhetit nuk po jep rezultate dhe ka kërkuar nga kryeministri britanik David Cameron të ndryshojë kursin ekonomik.

Miliband komentet e veta i bëri në Liverpul ku delegatët po tubohen për konferencë vjetore të partisë laburiste. Gjatë konferencës në Liverpul, laburistët pritet të shtrojnë versionin alternativ ekonomik.

Lideri i laburistëe poashtu ftoi qeverinë për shkurtimin e tatimit në mallra për të stimuluar rritjen ekonomike, si dhe që pagesat e studentëve të kuizohen në 6 mijë funtash.