Saturday, September 24, 2011

FMN premton aksion në eurozonë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka premtuar aksion të vendosur drejt zgjidhjes së krizës në eurozonë si dhe për të ndihmuar ekonominë globale.

Sipas komunikatës së lëshuar sot (të shtunën) gjatë takimit të ministrave të financave të G20, FMN dhe Bankës Botërore, vendet e eurozonës do të ndërrmarrin të gjitha masat e domosdoshme për të zgjidhur krizën e borxheve europiane.

Në komunikatë thuhet se FMN do ti rishqyrtojë fondet që ka në disponim për tu marr me krizën. Por komunikata nuk e bënë të qartë nëse fondi global do të ketë fonde ekstra për këtë qëllim.

FMN poashtu fton qeveritë të stabilizojnë sistemin banikar. Nga ekonomitë e "avancuara" kërkohet të sigurojnë që bankat të kenë pozita të fuqishme kapitali si dhe mundësi të sigurojnë fonde adekuate.