Tuesday, October 18, 2011

Julian Barnes merr çmimin Booker

Çmimin i sivjetëm Man Booker mori shkrimtari Julian Barnes për romanin "Kuptimi i fundit"

Shkrimtari britanik 65 vjeçar u prezentua me çmimin me vlerë 50 mijë funtash sonte në Londër.

Romani i tij ishte më i shkurtëri nga gjashtë finalistët. Tema e romanit është miqësia e lidhur në fëmijëri dhe imperfekcioni i memorjes.

Barnes ishte nominuar tri herë më parë për këtë çmim prestigjioz për letërsi, më 1984 me romanin "Papagalli i Flaubertit", 1998 "Anglia Anglia" dhe më 2005 me "Arturi dhe Xhorxhi".

Çmimi jepet çdo vit për librin më të mirë të shkruar në anglisht.