SPORT: Tenisi v Futbollit
Dalja e Anglisë nga kampionati botërorë, la të dëshpëruar miliona tifozë futbolli anëkënd Britanisë së Madhe. Për ta, kampionati evripian "përfundoi". Pavarësisht se pritjet nuk ishin të mëdha, humja me penalti, ishte vërtetë e hidhur.Sidomos kur humbja e këtillë, tani duket se po bëhet "traditë", pas gjashtë daljeve të këtilla të Anglisë nga garat e ngjashme. Dhe sidomos kur pas dështimit të Montolivos për Italinë, dukej se Anglia kësaj radhe vërtetë do të ketë fat. Ndoshta pikërisht ndjenja e përgjegjësisë rëndoi edhe më shumë supet e Ashli Jang (Ashley Young) e më pas Ashli Kol (Ashley Cole) duke bërë që goditjet e këmbëve të tyre të dështojnë portën e Italisë.
Faskti se Italia dominoi lojën dhe se ekipi i Anglisë kthehet nga gara pa humbje, e lehtësojnë deri diku dëshpërimin e tifozëve të futbollit.
Andi Marri (Andy Murray) do të ndjenjë përgjegjësi të ngjashme këto ditë. Derisa për tifozët britanik të futbollit, kampionati evropian "përfundoi", tifozët e tenist me padurim presin hampjen e sotme të Uimbledonit.
Futuesi i i vitit të shkuar Novak Gjokoviq (Novak Djokovic) si dhe fituesit i shumëfishtë Rogjer Federa (Roger Federer) janë ndër emrat më të njohur që e presin atë në këtë turnir.
Në lojën e femrave, fituesja e vitit të shkuar çekja Petra Kvitova do të orvatet të ruajë titullin e vet kundër emrave si Maria Sharapova, Kim Klajster (Kim Clijster), Serena Uilliams (serena Williams).
Sot, në oborrin qendror, Novakovic takon Karlos Ferrero (Carlos Ferrero). Në oborrin numër një, Federa takon Albert Ramos. Në lojën e femrave, Sharapova takohet me Anastasia Radionova.
Sportdashësit anëkënd Britanisë së Madhe do të shpresojnë se supet e Marrit do të jenë më të ushtruara për lëvizje nën peshë të këtillë.se sa ishin këmbët e Jang dhe Kol.
<< Home