ISH-AGJENTI RUS VDES NE LONDËR
Aleksandar Litvinenko vdiq dje (të enjeten) në mbrëmje në Spitalin e Kolegjit Universitar ku gjendej në mjekim. Vdekja e tij besohet të jetë e lidhur me praninë e substancës radioactive që u gjet në trup të tij. Policia e Londrës po hultumtonë vdekjen e tij dhe ka ftuar ekspertët për materiale radioaktve.Litvinenko u sëmure më 1 nëntor pas disa takimeve që pati atë ditë në Londër. Më vonë gjendja e tij shëndetsore u keqësua dhe ai u shtrua në spital. Litvinenko patë humbur flokët dhe pamja e tij i gjasonte një pacienti me kancer. Gjendja e tij u keqësua dje dukshëm kur u përshkrua si “shumë serioze”.
Aleksander Litvinenko erdhi në Britani të Madhe në vitin 2000 ku kërkoi dhe mori strehim politik. Kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin para sëmurjes së tij më 1 nëntor, ish-agjenti rus ishte duke hulumtuar vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya. Për këte vrasje, ish-agjenti rus Litvinenko akuzoi presidentin Putin. Akuzat e veta në fakt ai i bëri edhe në një takim gazetarësh ku edhe unë isha presente disa ditë para sëmurjes së tij. Takimi i kushtohej gazetares Anna Politkovskaya e cila u gjet e vrarë në hyrje të ndërtesës ku banonte.
Në deklaratën që e kishte diktuar para vdekjes, Litvinenko akuzoi presidentin Putin për involvim në vdekjen e tij. Autoritetet ruse kan hudhur poshtë akuzat mbi involvimin e tyre duke I quajtur si plotësisht të pakuptimta.
Kim Bytyci
Deutsche Welle në shqip
http://www2.dw-world.de/albanian
<< Home