ZGJEDHJET NË SERBI:RADIKALËT FITUES POR JO EDHE SUNDUES
FORMIMI I QEVERISË I PASIGURTËSipas rezultateve të para preliminare të Komisionit republikan të zgjedhjeve, Partia Radikale e Serbisë fitoi më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare. Kjo Parti mori 28.32% të votës. E dyta ishte Partia Demokratike e presidentit Tadiq e cila mori 22.65%, koalicioni I Partisë Demokratike të Serbisë dhe Serbisë së re, 16.38%, G17Plus mori 6.79%, partia Socialiste e Serbisë 5. 64% . Koalicioni i udhëhequr nga partia Liberale Demokratike mori 5.33%. Partitë e tjera nuk kaluan pragun zgjedhor prej 5% të votës. Në mesin e tyre gjendet edhe partia e ministrit të tashëm të jashtëm Vuk Drashkoviq e cila në bazë të këtyre parashikemeve nuk do të hyjë në parlament.
Rezultate të ngjashme parashikonë edhe Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci-CeSID. Në bazë të vlerësimeve përfundimtare të kësaj qendre, radikalët do të kenë 81 mandatë në parlament. Partia Demoratike do të ketë 65 mandate. Koalicioni i Partisë Demoratike të Serbisë dhe Serbisë së re 47 mandate. G17Plus merr 19 mandate, Partia Socialiste e Serbisë16, dhe koalicioni i udhëhequr nga Partia e Çedomir Jovanoviqit fitoi 15 mandate.
Në parlament, sipas këtyre vlerësimeve do të hyjnë edhe partitë e minoriteteve. Lidhja e hungarezëve të Vojvodinës me tre mandate, Lista për Sanxhakun 2 ndwërsa nga një mandat marin edhe partitë e romëve. Sipas vleruesimeve të CeSID, nuk është e sigurtë nëse koalicioni i shqiptarëve të Luginës sue Preshevës do të hyjë në parlament me një mandat apo jo.
Në zgjedhje morën pjesë rreth 60.55% të votuesve të regjistruar. Rezultatet përfundimtare duhet të shpallen deri të enjten.
Zëvendës kryetari i Partisë Radikale, Tomislav Nikoliq tha se partia e tij sërish fitoi në zgjedhje por se fatkeqsisht nuk do të mund të formojë qeverinë.
Kryetari I Partisw Demokratike dhe president i Serbisë Boris Tadiq tha se partia e tij kurr më parë nuk ka shënuar një rezultat të këtillë. Tadiq paralajmëroi se partia e tij do të insistojë në postin e kryeministrit në qeverinë e re.
Pikërisht formimi i qeverisë mbetet i pasigurtë në këtë moment. Analistët vlerësojnë se në këtë moment të gjitha opcionet janë të hapura. Në bazë të rezultateve të deritashme, Partia Demokratike do të mund të ketë postin e kryeministrin por nuk është e sigurtë nëse partitë tjera të bllokut demokratik do të pajtohen. Kështu vet formimi i qeverisë do të varet nga aftësia e partive demokratike që të merren vesh dhe në këtë moment të gjitha opcionet janë të hapura. Derisa Partia Demokratike ka deklaruar se nuk dotë hynte në koalicion me radikalët, koalicioni Partisë Demokratike të Serbisë dhe Serbisë së re nuk ështe deklaruar qartë lidhur me opcionet e koalicionit. Lideri i PDS dhe kryeministër i tashëm, Vojislav Koshtunica, pas rezultateve të para tha se partia e tij është e hapur për bisedime mbi qeverinë e re. Këto bisedime sipas tij janë të mundura menjehrë pas rezultateve përfundimtare.
Kryetari i G17 Plus, Mlagjan Dinkiq mendon se qeveria e re duhet të formohet nga Partia Demokratike, Partia Demokratike e Serbisë dhe G17 plus.
Në Parlament do të hyjë edhe kolaicioni i udhëhequr nga partia Liberale Demokratike. Një rezultat i këtillë i kësaj partie vlerësohet nga analistët si tejet positive duke pasur para sysh kohën e shkurtër e veprimtarisë së kësaj partie. Lideri saj, Çedomir Jovanoviq tha se hyrja në parlament është dëshmi e ekzistimit të energjisë positive në Serbi.
Ndërsa lideri I Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq u shpreh I pakënaqur me reaultet që shnënoi partia e tij.
<< Home