NËNTORI ËSHTË I KEQ PËR “PALLATIN VEROR”
Bukur!Forca nuk e pyet Pernëndinë. Ajo e urdhëron. Kështu është në planetin që me krenari quhet Tokë. Edhe Serbia me krenari mban emrin e vet (në fakt në disa vende akoma SMZ (Serbia dhe Mal Zi)-interesa më të lartë). Dhe Serbia po orvatet, shpesh me shumë sukses, që të shlyejë (vallë vetëm) të kaluarën e cila quhej cenzurë. Por Serbia nuk mund të harrojë Kosovën, e kjo do të thotë se ajo kapet për çdo fije kashte. Madje edhe me çmimin që edhe më tej në emër të “interesave shtetërorë” të pranojë të barazojë kulturën me politikë. Ndërsa politika më 28 nëntor (në kryeqytetin e Serbisë) ishte më e rëndësishmja. Dhe e vetmja.
Filmi “Pallati veror” i autorit kinez Lou Je i cili duhet të hapte festivalin (e ri) të filmit autorial, në momentin e fundit u hudh poshtë. Nuk u ndalua, thonë, por nuk u shfaq në emër të “marrëdhënieve të mira bilaterale” të Kinës dhe Serbisë. Për ruajtjen e marrëdhëniet të mira, u kujdesë qeveria e këtushme, përkatësisht organet e saj-ministria e punëve të jashtme, kulturës…ndoshta edhe disa tjera por nuk përmenden. Ndoshta edhe nuk janë të rëndësishme. Asistoi edhe qeveria lokale, vetëm për shkak se është pronare e Qebdrës kulturore të Beogradit që u lëshua me qira organizatorëve të festivalit-Shoqatës së qytetarëve emri i të cilëve më nuk do të jetë me rëndësi sepse pas këtij me siguri do të harrohen. Ndërsa dinë të përqafojnë “pamjen në botë” (emri shoqatës në fjalë-v/p). Vallë cilën?
Sidoçoftë, fitues mund të shpallen vetëm ata të cilët atë ditë (28 nëntor) ishin të pranishëm gjatë të ashtuquajturit projekcion për gazetarë të filmit-problem (vetëm në Kinë jo në Serbi), sepse po ky projekcion ishte i “hapur” kështu që mundën të hynë edhe ata të cilët patën blerë bileta (ndërsa pati madje mjaft të tillë). Humbës janë të gjithë, edhe politikanët, edhe artistët, edhe organizatorët, edhe frikacakët, më së shumti ata të cilët dolën nga projekcioni “filmit të dytë të pa-paralajmëruar” me rastin e hapjes. Humbës mund të konsiderohet edhe rexhisori rumun Porumboiu, filmi i të cilit (ndryshe i shkëlqyeshëm) “12:08 në lindje nga Bukureshti” luajti rolin sakrificues. (filmi zëvendsoi filmin kinez-v/p).
Sikur të pytej autori i këtyrë rreshtave, Festivali ri i filmit autorial atë të ditë më 28 nëntor do të hapej dhe mbylljej.
Dragan Stoshiq
DANAS
v/p=vërejtje e përthksyesi
<< Home