Monday, December 04, 2006

TADIC: ARDHMËRI JO HISTORI

Në Serbi fushata elektorale po hyn në fazë kyçe. Partia Socialiste zgjodhi liderin e vet të ri, ndërsa ajo Demokratike prezentoi kandidatët e vet në zgjedhje e arrdhshme. Poashtu në Beogrd dje u lexua testamenti I liderit të radikalëve serb, Vojislav Sheshel I cili është në grevë urie në Hag.

Partia Demokratike elektoratit i ofroi vizionin e vet zgjedhor: Një vend evropian të drejtuar kah ardhëria e jo e kaluara. Duke folur në konventën zgjedhore, kryetari i Partisë Boris Tadic tha se detyrë kryesore e qeverisë së re do të jetë që Serbia të bëhet kandidate për Bashkimin Evropian.

“Ideali ynë shumë i thjeshtë. Një jetë më e mirë, një Serbi moderne, shtet stabil në Bashkimin Evropian, tha Tadiq dhe shtoi se kur merr vendime, ai dhe partia e tij nuk pyesin figurat historike nga e kaluara por gjeneratat e sotme dhe të arrdhshme. Gjatë konventës së djeshme të kësaj partie u prezentuan edhe kandidatët për zgjedhjet e arrdhshme. Listën e demokratëve e udhqheq Ruzhica Gjingjiq.

Ndërkohë Partia Socialiste në kongresin e vet porositi se nuk ka diskontinuitet në lidhje me Sllobodan Millosheviqin. Gjatë këtij kongresi, kjo parti zgjodhi Ivica Daciqin për lider të vet të ri. Duke prezentuar kandidaturën e vet gjatë kongresit të djeshëm, Daciqi tha se se me partinë e tij nuk do të ketë dorëzime në Hag dhe se askush nuk ka të drejtë të thotë se më nuk do të luftohet.

Në një kontrast me vizionin demokratik ndërkaq është edhe testamenti i liderit të Partisë radikale të Serbisë Vojislav Sheshel. Në testament që u lexua dje nga partia e tij, Shesheli porosit kundërshtim të fuqishëm të hyrjes së Serbisë në NATO dhe Bashkimin Evropiin.
Lideri i radikalëve porositi partinë e vet që kurr të mos heqin dorë nga koncepti i Serbisë së Madhe dhe të angazhohen për integrim me Rusinë e vendet ortodokse evropolilindore, thuhet mes tjerash në testament.

Sot konventën e parë parazgjedhore mban koalicioni i Partise Demokratike të Serbisë dhe Serbisë re në krye me kryeministrin Koshtunica. Listën e vet do ta paraqet edhe Lëvizja e ripërtritjes serbe e udhëhequr nga ministri jashtëm Vuk Drashkovic.

DW