Saturday, December 02, 2006

ART APO POLITIKË

Filmi kinez "Pallati veror" ka shkaktuar një kaos reagimesh ndonse jo për arsye artistike. Ky film i cili ishte parashikuar të hapte Festivalin e parë të ri të filmit autorial të martën u hoq nga repertori pas kërkesës së Ambasadës kineze. Vendimi i arsyetuar si dëshirë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira dypalëshe shkaktoi pakënaqësi të gjerë artistike duke lënue vet festivalin zyrtarisht të pahapur deri dje (të premten).


Filmi “Pallati veror” më në fund u shfaq për publikun dje, katër ditë pas datës së parashikuar. Me këtë shfaqje, kryetari i jurisë, Lordan Zafranoviq shpalli zyrtarisht të hapur festivalin e parë të filmit autorial. Festivali që tanimë katër ditë po mbahet në Beograd në fakt ishte parashikuar të hapet të marten më 28 nëntor pikërisht me shfaqjen e filmit “Pallati veror” të autorit kinez Lou Je. Por ky film u hoq nga programi vetëm disa caste para fillimit pas kërkesës që organizatorëëve u bëri Ministria e punëve të jashtme të cilës Ambasada kineze i kishte dërguar një letër që në emër të marrëdhënieve të mira bilaterale ky film të hiqet nga programit.

Për shkak të këtij vendimi, Lordan Zafranoviq në cilësi të kryetarit të jurisë refuzoi të shpall këtë festival të hapur, derisa Dinko Tucakoviq kryetari i Këshillit të Festivalit dha dorëheqje të parevokueshme.


Borislav Angjeliq, selector i festivalit thotë:
“Vetë letra tek organizatorëve te festivalit mbërriti rreth 15 min para orës tetë (në mbrëmje). Në letër theksohej se shfaqja e filmit do të rrezikonte marrëdhëniet miqësore me Republikën e Kinës. Angjeliq shton se fjala është për një film që merret para së gjithash me temën e dashurisë dhe ku pamjet nga ngjarjet në TienAnmen janë në plan të dytë.

Motivi prapa një kërkese të këtillë ndërkaq thuhet të jetë interesi më i lartë shtetërore, që shihet të jetë çështja e statusit të Kosovës. Angjeliq shton se fakti se Kina është në Këshill të Sigurimit do të ketë luajtur rol me këtë rast.

Nga Ministria e punëve të jashtme ndërkohë u tha se ata nuk kishin sugjeruar mos-shfaqjen por thjesht kishin përcjellur letrën e Ambasadës së Kinës ku thuhej se filmi ishte i ndaluar në Kinë dhe se qëndrimi kinez ishte të hiqet nga programi. Organizatorët ndërkohë kërkuan shprehje me shkrim nga organet zyratre dhe paralajmëruan shfaqjen e filmit për dje me dy projekcione falas për publikun.

Radoslav Zelenoviq, Drejtor i përgjithshëm i Kinotekës, thotë se një situatë e këtillë nuk i ndihmon askujt.

“Do të dëshiroja të besoja se filmi vëertetë mund të shkaktojë pasoja aq të mëdha sic po bëhen orvatje të prezentohet. Kjo do të dëshmonte se filmi vërtetë është i fuqishëm. Zelenoviq thotë se si profesionist ai beson fuqimisht se jo vetëm ky por çdo film tjetër duhet të shfaqet, dhe se është i gatshëm të bartë të gjitha pasojat për një shfaqje të këtillë. “Më parë do largohesha nga pozita për shkak të shfaqjes se sa mos-shfaqjes së një filmi” thotë Zelenoviq.

Deutsche Welle në shqip
http://www2.dw-world.de/albanian/

Ndryshe dje, Ministri i jashtëm Vuk Draskovic suspendoi drejtoreshën e degës për bashkëpunim kulturorë ndërkombwtar, Danica Bajiq për shkak se ajo përmes telefonit njoftoi kryetarin e Këshillit të festivalit Dinko Tucakoviq mbi protestwn e Ambasadws kineze pa njoftuar organet përkatwse brenda Ministrisë.