Wednesday, December 13, 2006

SERBIA DHE STATUSI I KOSOVËS

Në prak të diskutimit në Nju Jork, në Beograd u përsërit qëndrimi i Serbisë mbi statusin e Kosovës. Reth kësaj zgjidhje ndërkaq nga kreu politik serb po dëgjohen këto ditë qëndrime të ndryshme. Përderisa kryeministri Koshtunica si zghidhje të Kosovës sheh autonominë e plotë, presidenti Boris Tadiq u shpreh mbi mundësitë e pavarësisë së Kosovës.

Komentet e veta, presidenti Tadiq fillimisht i bëri gjatë një vizite me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Sipas tij, mundësitë janë më të mëdha se Kosova do të bëhet e pavarur se sa që zgjidhja e saj të jetë në favor të Serbise. Tadiq me këtë rast e vlerësoi të rëndësishme politikën e unifikuar shtetërore lidhur me integritetin e vendit sepse sic tha ai: “Asnjë vend normal nuk heq dorë nga një pjesë e territorit të vet”. Por ai shtoi se “mundësitë janë më të mëdha që Kosova të jetë e pavarur” dhe se një gjë të këtillë e dijë çdo qytetarë. “Unë nuk kam të drejtë ti mashtrojë qyetatarët, nuk kam të drejtë të shkelë të drejtën e qyetarëve të dijnë se çfarë është situata” tha Tadiq dhe shtoi se ai do të orvatet deri në momentin e fundit të ndikojë tek Marti Ahtisari dhe të tjerët të ngarkuar me gjetjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës që ky vendim të jetë në përputhje me interesat e Serbisë.

Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica ndërkaq konsideron se çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur gjatë referendumit në Serbi përkatësisht miratimit të Kushtetutës sipas së cilës Kosova është pjesë e Serbisë. Në deklaratën dhënë pas pohimeve të presidentit Tadiq mbi këtë çështje, kryeministri serb thekson fuqimisht mbështetjen e Rusisë në Këshillin e Sigurimit. Çdo zgjidhje e statusit jashtë Këshillit të Sigurimit, sipas kryeministrit Koshtunica, paraqet grabitje të thjeshtë. Shqiptarët sipas tij, mund dhe do të kenë autonominë më të madhe të mundshme.

Qëndrimin e vet mbi Kosovën kryeministri Koshtunica e përsëriti sot edhe gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të
BE-së në Serbi. Serbia angazhohet për respektimin e së drejtës ndërkombëtare mbi parimin e suverenitetit dhe integritetit territorial shtetërorë, tha Koshtunica dhe shtoi se Serbia është e gatshme të sigurojë autonomi të plotë për Kosovën në kuadër të Serbisë.

Ndërsa presidenti Tadiq në një intervistë agjensisë Tanjug, tha sot se nga fillimi negociatave deri tani qëndrimi ndërkombëtar është përmirsuar në interes të Serbisë por se akoma mundësitë janë më të mëdha që Kosova të bëhet e pavarur se sa të jetë autonomi brenda Serbisë.



K.B. DW

http://www2.dw-world.de/albanian