MILIBAND: KOSOVA ËSHTË RAST I VEÇANTË
Pavarësia e Kosovës bazohet në procesin e Kombeve të Bashkuara. Rezoluta 1244 parashikon procesin e gjetjes së zgjidhjes së statusit, tha sekretari jashtëm britanik David Miliband pas njohjes së Kosovës nga ana e britanisë së Madhe.“Rezoluta 1244 paraashtron procesin për protektorat ndërkombëtar dhe për diskutimet rreth statusit final pas fazës përkohshme. Rezoluta nuk jep mandat për një përfundim të caktuar. Ajo nuk thotë se procesi duhet të përfundojë në pavarësi por ajo nuk përjashton këtë gjë. Rezoluta 1244 është bazë e qartë legale për procesin e negociata që zgjatën nëntë vjet si dhe të procesit së zgjidhjes, shtoi Miliband.
Rreziku nga mohimi të aspiratave të mëse 90 të popullatës, bazuar në procesin e Kombeve të Bashkuara do të ishte më madhe se rreziku që mund të paraqet situata moemntale në rajon. Natoja është në rajon me një forcë prej 16 mijë trupash. Sipas raporteve nga rajoni, situata nuk është në tensionim të tillë që do të kërkonte forca shtuese, shtoi mes tjerash sekretari i jashtëm britanik David Miliband. Kosova eshte rast i vecante. Kombet e Bashkuara kan administruar atë tanimë nënëtë vjet. Miloband përkujtoi pamjet e spastrimeve etnike dhe katasrofonë humanitare. Te gjithe na kujtohen pamjet e spastrimeve etnike si dhe pasojat e mosangazhimit. Bashkimi Europian ka treguar lidership të qarte tani. Të gjithë 27 anëtarët janë pajtuar se Kosova është rast unik dhe është përgatitur platforma për njohjen individuale të Kosovës tha sekretari britanik David Miliband.. Ai shtoi se Bashkimi Europian nuk mund si i tillë të njoh një shtet dhe se prêt se shumica e vendeve të BE të bëjë këtë njohje gjatë javës.
Kim Bytyci
www.dw-world.de/albanian
<< Home