TIM XHUDA: ZGJEDHJET NË SERBI PA RËNDËSI PËR KOSOVËN
Sipas rezultateve të para, presidenti i deritashëm Boris Tadiq u rizgjoz në këtë post. Tadiq mori 50.57% të votës. Kundërshtari tij Nikolic mori 47.71%. Zgjedhjet u karakterizuan me një pjesëmarrje të lartë të votuesve, mbi 66%.Por çka do të thotë një rezultat i këtillë për të arrdhmen e Srbisë. Ç'farë roli luajti çështja e Kosovës në zgjedhje dhe ç'farë rëndësie mund të kenë ato për çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Fitorja e sotme e prezidnetit Tadiq para së gjithash shihet si konfirmim i orientimit të Serbisë drejt integrimeve Evropiane thotë Tim Xhuda (Tim Judah) analistë britanik.
“Natyrisht do të jetë vështirë. Mbeten shumë probleme. Çështja më interesdante tani është të shihet nëse kjo qeveri do të mbijetojë. Më në fund kryministri dhe partia e tij nuk mbështetën prezidentin gjatë fushatës. Prezidenti tani ka një dorë të fortë, ai u mbështet nga votuesit. Mbetet të shihet se a do të arrijë prezidenti të shtyjë kryeministrin ta mbështet atë rreth Europës pavarësisht se çka do të ndodh lidhur me Kosovën. “Nëse nuk arrinë të bëjë këtë, mund të ndodh të kemi zgjedhje të reja mbrenda disa muajsh”, thotë Xhuda.
Sa i përket vetë Kosovës, Xhuda thotë se ky rezultat nuk ka ndonjë domëthënie të veçantë. Kosova tani ndoshta do të pres diç më shumë për pavarësi por këtu flasim për një periudhë shumë të shkurtër. Po të kishte fituar Nikoliqi, mendoj se nuk do të kishte patur hezitime dhe Kosova do të kishte shpallur pavarësinë. Tani flasim për disa javë më shumë. Por mendoj se për Kosovën këto zgjedhje nuk patën ndonjë domëthënie fundamentale. Ato ishin të rëndësishme për Serbinë., shton Xhuda
Zgjedhjet e djeshme janë karakterizuar gjerësisht si vendim mbi kursin e arrdhshëm të Serbisë. Si zgjedhje e Serbisë mes Bashkimit Evropian apo izolimit të vendit dhe lidhjeve më të ngushta me Rusinë.
Por vëzhguesit dhe analistët e këtushëm thonë se vet votuesit pane diçka tjetër në këto zgjedhje.
Goran Svilanoviq ish ministër i jashtëm Serbisë thotë se këto zgjedhje ishin para së gjithash vlerësim i periudhës shtatëvjecare të koalicionit demokratik.
“Boris Tadiq u orvat ti paraqet këto zgjedhje si vendim se a dëshirojmë të hymë në Bashkimin Europian apo jo”. Por Nokiliqi megjithatë arriti të imponojë temën tjetër, pra të vlerësimit të qeverisjes së deritashme. se a janë etarët të kënaqur me qeverisjen e deritashme apo jo. Prandaj, shton Svilanoviq votuesit e Nokoliqit, nuk duhet shikuar doemos si nacionistë ekstrem apo urrejtës të popujve tjerë. Ata mund të ken ide nacioniliste dhe ti ndjekin idetë e Millosheviqit apo Sheshelit. Por shumica e tyre janë njerëz të pakënaqur me atë që ndodhi në Serbi prej vitit të 2000 e deri tani. Nikoliqi dhe partia radikale arritën deri tani të bëjë një distancim dhe tërë periudhën e viteve të 90-ta tia hudhin Millosheviqit. Nddërsa tërë peshën e asaj cka ndodhi pas vitit 2000, ta vëjnë mbi supet e Tadiqit. Prandaj presidenti Tadiq pati një pesh shumë më të madhe se sa shihej, shton Svilanoviq.
Marko Blagojeviq nga Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci thotë se në krijimin e atmospheres referundi kontribuan vet kandidatët meqë astyre u shkoi për dore kjo. Poashtu çështja e Kosovës nuk ishte ndër temat prioritare tek votuesit vlerëson Blagojeviq.
“Nëse shikoni nga larg, ndoshta u duket se Kosova ishte prioritet i qyetatarëve të Serbisë. Por kjo nuk është e saktë. Prioritet i qytetarëve të Serbisë, sic besoj se është rast edhe me qytetarët e vendeve tjera edhe madje shumë më të zhvilluara, është një jetë më e mirë. Shumica dërmuese, mëse tri të katërtat e tyre, shton Blagojeviq dëshironë një jetë më të mirë. Pra, zhvillimi ekonomik, standardi më i mirë, punësimi, lufta kundër korrupcionit: këto jane temat që prijnë listën e prioriteve të qytetarvë. Këtë drejtim e morën fushtat parazgjedhore por vetëm pas raundit të parë, gjë që me siguri kontribuoi në pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve në raundin e dytë. Kosova, shton Blagojeviq ishte prioritet i politikanëve dhe ajo dominoi fushatën e tyre veçmas para raundit të pare. Kandiatët e ndryshëm bënë këtë për arsye të ndryshme. Për Tadiqin kjo temë ishte më komplekse para së gjithash për shkak të pozitës si president por edhe për shkak të marrdhënieve mes koalicionit qeveritar pra me partinë e kryeministrit, Koshtunica, shton mes tjerash Blagojeviq.
Kim Bytyci
www.dw-world.de/albanian
<< Home