Sunday, February 03, 2008

SERBIA NË UDHËKRYQ

Madje para se të mbullet fushata elektorale, pak çka indokonte momentin në të cilin Serbia do të gjendet sot. Posterët e kandidatëve aty-këtu nëpër rrugë duken më shumë si të mbetur nga ndonjë ngjarje e kaluar se sa përkujtim i raundit vednimtar per zgjedhjet prezidenciale.

"Vërtetë jemi lodhur” më tha taksisti gjatë rrugës nga aeroporti deri në qytet. Me moshë diku kah të pesddhjetetat ai mban mend ditë më të mira të para luftës së viteve të nëntëdhjeta. Daljen në zgjedhje ai e sheh si vote kundër kthimit në atë periudhë. “Vetëm të mos kthehemi kurr më në ato vjet", thotë ai.

Jo të gjithë janë entuziast mbi votën e vet. Një qytetar tjetër në moshë të ngjashme thotë se nuk se pret ndryshime pavarësisht se kush do të fitojë.

Zgjedhjet e sotme karakterizohen këtu si referendum për rrugën europiane apo izolimin e Serbisë. Sipas një sondazhi të publikuar këto ditë 75% të popullatës mbështesin
anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kështu fitorja e kandidatit radikal Nikolic në raundin e parë befason shumë analistë të këtushëm. Befasues për shumkë është edhe pasiguria e plotë mbi fitoren e mundshme të dielën. Sipas hulumtimeve publike, të dy kandidatët qendrojne ne gare mëse të ngushte, të dy me rreth 50%gjasa për fitore.

Presidenti aktual Tadiq shihet si pro-perendimor. Ai fushtën e tij parazgjedhore e ka drejtuar kah Bashkimi Evropian. Kunduershtari tij Nikoliq shikon me shume drejt Rusise dhe thekson marrëdhëniet me këtë shtet. Në një debat televiziv ndërkaq Nikoliqi kundërshtoi Tadiqin si kandidat të vetëm i cili siguron rrugën drejt Bashkimit Europian. "Unë plotësisht mbështes rrugën evropiane, me vetëm një kusht", tha ai. Ky kusht për të është Serbia në tërësi, pra me Kosovën. Të dy kandidatët kundrshtojnë pavarësinë e Kosovës por me mjete paqësore. Tadiq gjate fushatës parazgjedhore përjashtoi mundësinë e luftës.

Vet çështja e Kosovës ndërkaq pak nëse fare figuron në mendjen e votuesve. Sipas vlerësimeve tue këtushme shumica e tyre theksojnë para së gjithash dëshirën për një jetë më të mirë. Një jetë nëse jo akoma në Evropë të paktën me standarde evropiane.

Gara e ngusht bëri që organizatat qytetare dhe joqeveritare ti ftojnë qyterarët për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje. Mbi 6 milion a 700 mijë votues kan të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve prezidenciale. Rreth 37 mijë qytetarë me vendbanim jasht vendit poshtu do të mund të votojnë në 65 pika votimi. Në Kosovë janë regjistruar 114.033 votues. Qendrat e votimet janë të hapura prej orës 7 në mëngjës deri 8 në mbrëmje. Komisioni republikan i zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet do të fillojnë të bëhen të njohura që nga ora 22 pra dy orë as mbylljes së qendrave të votimit.

Votuesit do të zgjedhin mes kandidatit demokrat Boris Tadiq dhe atij radikal Tomislav Nikolic.

Raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të përcjellin edhe vëzhguesit amerikan dhe britanik. Sic mësohet këtu, atyre tani iu ështue dhënë akreditimi.

Kim Bytyci

www.dw-world.de/albanian