Sunday, July 17, 2011

SHEFI I POLICISË SË METROPOLITANIT JEP DORËHEQJE

Komisioneri i Policisë së Skotland Yard-it, Sir Poll Stevenson (Sir Paul Stephenson) dha dorëheqje lidhur me skandalin e përgjimit nga News of the World.

Zyrtari më senior i policisë në Britani të Madhe, u ballafaqua me kriticizëm për shkak se kishte angazhuar me punë ish-zëvendës kryeredaktorin e gazetës tani të mbyllur News of the World (NOW).

Sir Pol Stevenson tha se lidhjet e tij me gazetarin nue fjalë mund të vështërsonin hetimin. Ai poashtu tha se nuk kishte pasur dijeni lidhur me përmasat e puergjimit telefoni.

Sekretarja e jashtme e shtetit, Teriza Mej (Theresa May), shprehi keqarrdhje për largimin e shefit të policisë.

Kryeministri David kameron (David Cameron) tha se Sir Poll Stevenson pati një karierë tue shquar dhe i dueshroi cdo të mirë nue të ardhmen.

Nill Uallis (Neil Wallis), ishte angazhuar si këshillues për marrëdhënie me publikun nga ana e policisë. Firma e tij këshilluese ishte angazhuar nga policia për dy ditë në javë, prej tetorit të vitit 2009 deri në shtator të vitit të vitit shkuar.

Sot më herët policia arrestoi Rebeka Bruks (Rebekah Brooks) lidhur me alegimet për përgjime. Sic mësohet, zonja Bruks akoma po mbahet në polici.