Wednesday, July 13, 2011

BRAKTISET ORVATJA E BLERJES SË BSkyB-së

News Corporation, ka njoftuar se braktis planet e veta për të siguruar kontrollin e plotë të BSkyB-së. Kompania e magnatit medial Rupert Murdoch (Rupert Mërdok), për tani posedon 39% të BSkyB-së, transmetues ky më i madh britanik.

Njoftimi mbi braktisjen e planeve për të blerë BSkyB-në u bënë në prag të votimit në Parlament për të kërkuar nga kjo kompani që të braktis këto plane të blerjes.

Të tre liderët e partive kryesore brtanike, kryeminitri David Cameron (David Kameron) i Partisë konzervatore, Ed Miliband, lider i laburistëve dhe Nick Clegg nga Liberal Demokratët, thanë se mbështesin thirrjet për një kërkesë të këtillë, akt ky që megjithatë nuk do të kishte fuqi legale.

Orvatjet për të siguruar një votim të këtillë në Parlament u udhëhoquen këto ditë nga lideri i Laburistëve, Ed Miliband.

Vendimi i News Corps për të braktisur planet e veta, bëhet pas alegimeve të vazhdueshme mbi përgjimet ilegale telefonike nga kompania-degë e News Corps, News International.

Alegimet mbi puergjime përfshijnë telefonat e viktimave të krimit, politikanëve dhe njerëz nga jeta e artit. Dje ish-kryeministri Gordon Brown (Gordon Braun), foli mbi tronditjen e tij lidhur me publikimin e artikullit mbi gjendjen shëndetsore të djalit tue tij në të përditshme "Sun". Rekorded mjeksore të vogëlushit të ciftit Braun ishin marr pa autorizim. Braun poashtu ishte informuar nga banka e tij se dikush prezentahej rrejshëm për të siguruar informata mbi gjendjen e tij financiare.

Planet e News Corps për të siguruar kontrollin e plotë të BSkyB-së, përbënin investimin më të madh nga kjo kompani.