Grevë e sektorit publik britanik
Qindra mijëra punëtor të sektorit publik në Britani të Madhe po bëjnë grevë sot kundër propozimeve të qeverisë mbi pensionet e tyre.Sipas sindikatave reforma e planifikuar dëmtonë punonjësit publik duke kërkuar kontribut më të madh për pensione të reduktuara.
Më shumë se 40% e shkollave në Angli dhe Uels janë të mbyllura ose pjesërisht të mbyllura sot. Tri sindikata të mësuesve marrin pjesë në grevën e sotme.
Në grevë po marrin pjesë edhe anëtarë të Sinditatës së shërbimeve publike dhe komerciale që përfshin policë dhe personel kufitar.
Qeveria thotë se planet janë fer për tatim-paguesit.
<< Home