PRESIDENTI OBAMA THEKSON ANGAZHIMIN NË BALLKAN
Presidenti Obama theksoi angazhmin e përbashkët amerikano-britanik për të siguruar paqë në Ballkan.Në fjalimin e tij të djeshëm para Parlamentit britanik, presidenti amerikan mes tjerash tha se marrëdhëniet amerikano-britanike kan themelin në vlerat e përbashkëta të dy vendeve.
Kjo është hera e parë që kreu i shtetit amerikan i drejtohet dy dhomave të parlamentit britanik në Westminster Hall.
Të pranishëm gjatë fjalimit të tij ishin edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, ish-kryeministri Gordon Brown si dhe ish-kryeministri John Major.
Më herët të mërkurën, presidenti amerikan u takua me kryeministrin britanik David Cameron.
Presidenti Obama qëndroi për vizitë triditëshe shtetërore. Gjatë vizitës ai dhe zonja e parë e shtetit u pritën nga Mbretërësha britanike.
<< Home