Friday, July 15, 2011

KRYE-EKZEKUTIVJA E "NEWS INTERNATIONAL" DHA DORËHEQJE

Rebekah Brooks (Rebeka Bruks), krye-ekzekutivja e "News International" (NI) ka dhënë dorëheqje, u konfirmua sot nga kjo kompani.

Në deklaratën e saj mbi dorëheqjen, Brooks thotë se ndjen "përgjegjësi të thellë për njerëzit që i kemi lënduar"

Dorëheqja e drejtoreshes ekzekutive të NI bëhet pas thirrjeve të vazhdueshme për dorëheqjen e saj lidhur me skandalin e përgjimeve telefonike nga News of the World (NoW).

Bruks pati ofruar dorëheqjen e vet në fillim të skandalit, por kjo dorëheqje nuk u pranua nga kompania. Rupert Murdoch (Rupert Mërdok), magnati medial, në pronën e të cilit gjendet News International, shprehi besimin e vet të vazhdueshëm në krye-ekutiven e NI.

Bruks ishte kryeredaktore e NoW në kohën kur sipas alegimeve ishte përgjuar telefoni i një vajze të re të zhdukur.

Përgjimi thuhet të kishte përfshirë fshirjen e mesazheve të lëna në telefon të tinajxheres për të krijuar vend për mesazhe të reja, gjë që zgjonte shpresë tek familja se ajo ishte akoma gjallë. Vajza më vonë u gjet e vdekur.

Bruks, me rastin e dorëheqjes së vet, tha se qëndrimi i saj në post ku dëshironte të zgjidh krizën e krijuar, e vuri atë në qendër të debatit duke vështërsuar orvatjet për zgjidhjen e problemeve.


Dje u mësua se Rupert Mërdok, dhe i biri i tij James Mërdok, krye-ekzekutiv i News Corporation për Evropë, poashtu do të dalin para grupit parlamentar për tu puergjigjur pyetjeve të parlamentarëve mbi skandalin e përgjimit.

Në zhvillimet e tjera lidhur me skandalin e përgjimeve, u mësua se FBI do të hetojë raportimet se News Corporation është orvatur të përgjojë telefonat e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001.


Ndërkohë këtu në Britani të Madhe, mësohet se News International planifikon të përdorë faqet e reklamave për të kërkuar falje për sjelljen e gazetës tani të mbyllur "News of the World".

Policia britanike dje arrestoi ish redaktorin-ekzekutiv të NoW Neil Wallis.