Monday, August 01, 2011

Gazetarët e BBC-së në grevë

Gazetarë të BBC-së po bëjnë sot grevë 24 orësh kundër mbylljeve të detyrueshme të vendeve të punës.


Disa programe kryesore u gjetën të goditura nga greva. Programi i mëngjesit i radios (Radio 4) filloi një orë më vonë, ndërsa programi televiziv i mëngjesit pati një moderator në vend të dy moderatorëve dhe u transmetua nga tjetër studio.

Kjo është greva e dytë. Greva tjetër u mbajt më 15 korrik.

Unioni nacional i gazetarëve thotë se BBC nuk po angazhohet për të gjetë zhgjidhje adekuate për ata që po detyrohen të largohen apo po ballafaqohen të largohen si tepricë e detyryshme.

BBC thotë se pas shkrutimeve të fondit nga qeveria qendrore për Shërbimin Botërorë të BBC-së, dhe BBC Monitoring, 387 vende pune u detyruan të mbyllen, duke bërë që rreth 100 veta të ballafaqohen me shpalljen si tepricë e detyrueshme.

Në emailin drejtuar punëtorëve BBC, thotë se orvatje po bëhen për tu ofruar të gjithëve mundësi për ri-lokim dhe ri-trajnim, por se nuk mund tu ofrojë trajtim prefercial anëtarëve të Unionit.

Unioni i gazetarëve thotë se BBC po hudh mijëra funta duke shpallur punëtorë të aftë dhe me eksperiencë teprica të detyrueshme në vend të ri-angazhimit të tyre.