Wednesday, July 20, 2011

KAMERON SHPREH KEQARRDHJE PËR PUNËSIMIN E ANDI KULSON

Parlamenti britanik po diskuton sot skandalin e përgjimeve. Kryeministri David Kameron (David Cameron), bëri një deklaratë para parlamentarëve.

Kameron njoftoi përbërjen e panelit që do të udhëheq hetimin që përfshinë dy gazetarë.

Ai shprehi keqardhje për punësimin e ish-kryeredaktorit të gazetës News of the World (NoW), Andi Kulson (Andy Coulson) si drejtor për komunikim. Kameron tha se shikuar nga këndivështrimi i tashëm, ai nuk do të kishte marr vendimi e njëjtë.

Ai tha se nëse del se Kulson pati gënjyer, ky do të ishte moment të kërkojë falje. .

Lideri i opozitës laburiste, Ed Miliband kritikoi kryeministrin për mungesën e orvatjeve për të siguruar se Kulson nuk është i përfshirë në aferën e përgjimeve. Miliband tha se kryeministri pati së paku pes raste për të mësuar më shumë lidhur me Andi Kulson, përfshirë këtu ofertën nga ndihmës-komisioneri i policisë për të diskutuar zhvillimet lidhur me përgjimet që ishte bërë kabintetit të tij.

Kryeministri mbrojti vendimin e shefit të personelit për mos diskutimin e kësaj cështje për të evituar përzierjen në hetimet e policisië.

Para fillimit të diskutimit, kryetari i Parlamentit njoftoi hetimin lidhur me incidentin e djeshëm gjatë dëgjimit me Rupert Mërdok dhe Xhejms Mërdok (Rupert Murdoch dhe James Murdoch) para grupit parlamentar. Rupert Mërdok u godit me kremë nga një pjesëtar i publikut.