Friday, July 29, 2011

NORVEGJIA E TRONDITUR POR E VENDOSUR

Në Norvegji sot u varrosen viktimat e para të sulmit terrorist të 22 korrikut. Policia thotë se 77 veta, kryesisht të rinjë u vranë nga Anders Behring Breivik në Oslo dhe në ishullin afër Oslos, Utoeya.

Në Oslo, liderët e vendit iu bashkuan anëtarëve të familjes në shërbimin memorial puer viktimat.

Ndërkohë policia po merr në pyetje sërish vrarësin Anders Breivik.

Sulmi i 22 korrikut ka tronditur thellë Norvegjinë.

Trygve Sorvaag, gazetar dhe autor norvegjez, thotë se sulmi ka ndarë Norvegjinë në dy: Në atë para 22 korrikut dhe Norvegjinë pas 22 korrikut. Populli norvegjez ndërkaq ka reaguar i vendosur kundër akteve të këtilla terroriste dhe ndikimin e mundshëm në jetën e tyre. “Reagim i njerëzve është se nuk do të lejojmë një vrasës të arrijë këtë”, thotë Sorvaag për Euro-korrespondentin.

Anëkënd vendit njerëzit po deklarohen për një angazhim edhe më të madh për të ruajtur vlerat demokratike dhe shoqërinë e hapur. Në facebook është formuar një grupë për të bërë fushatë për një pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet e arrdhshme. Anëtarësimi në partite politike ka shënuar shtim ditëve të fundit, thotë Sorvaag.

Lëvizjet djathtiste nuk kan operuar më parë. Vrasja e një emigranti afrikan në vitin 2000 shkaktoi reagim të ashpër dhe u gjykua ashpër nga opinioni publik. Norvegjia është shoqëri e hapur dhe dëshiron të mbetet e tillë.

Viteve të fundit ka pasur shtim në nurmin e emigrantëve. Në disa qarqe brenda publikut është shprehurt pakënaqësi për shkak të, sipas tyre, mungesës së integrimit të disa emigrantëve.

Sorvaag thotë se të gjitha partite në Norvegji kan qëndrime të ngjashme ndaj emigrantëve. Bervik zgjodhi ishullin për të goditur partinë laburiste në pushtet. (Ishulli iu dha Partisë laburiste në vitin 1950). Bervik akuzon qeverinë se po dëmton shtetin me politikën e vet ndaj emigrantëve. Por politika ndaj emigrantëve e kësaj partie nuk dallon dukshëm nga partite tjera, thotë Sorvaag. Vetëm një parti zyrtare politike është kundër emigrantëve, dhe ajo kurr nuk ka qenë në pushtet.