MËRDOKËT S'DININ ASGJË
Skandali i përgjimit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Sot u mësua se kryetarja e Komisionit për ankesa shtypi.do të jap dorëheqje pas kriticizmit lidhur me skandalin e përgjimit. Baronesha Peta Buscombe ka qenë në krye të Komisionit mbikqyrës të shtypt prej prillit 2009. Dorëheqja e saj pritet cdo moment.Dje u mësua se një viktimat e përgjimit ishte edhe nëna e një vogëlushe të vrarë nga një pediofil në vitin 2000. Sarah Payne, bëri fushatë me NoW për mbrojtjen e fëmijëve nga pediofilët të njohur si “Ligjin e Sarës”. Sarah Payne kishte bërë fushatë për kuetë ligj me atë kohë kryeredaktoren e NoW, Rebekah Brooks.
Para rreth dhjetë ditësh, Rebekah Brooks së bashku me mogulin medial Rupert Murdoch dhe birin e tij, krye-ekzekutivin e News Corporation për Evropë, James Murdoch u gjetën para grupit parlamentar për kulturë media dhe sport për tu përgjgjur lidhur me aferën e përgjimeve.
Pritjet nga ky dëgjim ishin të mëdha. Më në fund, nuk është gjë e përditshme që moguli medial i cili si miq të vet mund ti numëronte jo më pak se katër kryeministra britanik, të gjendet para deputetëve të thjeshtë , dhe këtë jo për të shtruar pyetje por për ofruar përgjigje.
Vetëm disa javë më pare, do të ishte vështirë të paramendohej një zhvillim i këtillë. E tërë afera e përgjimeve ishte zhvillim i ngadalshëm dhe i papritur. Jo sepse “përgjimet” ishin të panjohura për publikun. Në vitin 2007, një gazetar dhe një detektiv privat që punonin për NoW, u dënuan me burg (gazetari katër muaj, ndërsa detektivi gjashtë muaj), pas zbulimit se kishin përgjuar anëtarët e oborrit mbetëror.
NoW ishte e vendosur se praktika përgjuese kufizohej me kaq. Termi “rogue reporter” u bë sinonim me aferën e përgjimeve. Kryeredaktori i atëhershëm i NoW, Andy Coulson dha dorëheqje krahas sigurimeve se ai nuk kishte ditur asgja lidhur me këto përgjime. Disa muaj më vonë, Coulson u gjet në krye të ekipit për komunkim të atëkohë liderit të opozitës, David Cameron.
Pas zgjedhjeve parlamentare më 2010, Andy Coulson u bë drejtor për komunkim i kryeministrit të ri, David Cameron. Vërtetë, afera e përgjimeve dukej të kishte kaluar nëpër oborrin e opinionit publik, pa lënë gjurmë të thella. Më në fund, nëse kryeministri vendit u beson sigurimeve të ish-kryeredaktorit të NoW, pse të tjerët të dyshojnë. Të paktën kështu duket të kenë menduar disa brenda Policisë Metropolitan kur kishin vendosur të angazhojnë –ish-zëvendësin e ish-kryeredaktorit të NoW si këshillues të Komisionerit të Policisë.
Neil Wallis, i cili kishte lënë NoW, dhe kishte filluar firmë konslutuese, u gjet kështu këshillues për media pranë policisë. NoW tani mund të mburrej se “idetë” e tyre gjejnë vend në qarqet qeveritare dhe policore. “Not bad” sic thonë anglezët, për një gazette tabloide, të asociaur gjerësisht me klasën punëtore si lexuesit kryesor të saj.
Dyshimet se përgjimet ishin më të gjera se besohej dhe se mijëra veta ishin përgjuar, bënë që në vitin 2009 policia të rishikojë evidencën dhe vendos nëse duhet ri-hapur hetimin policor. Ndihmës komisioneri i policies, Joh Yates, i cili ishte ngarkuar me marrjen e këtij vendimi, pas vetëm disa orësh konkludoi se nuk kishte evidence të re dhe vendosi të mos ri-hap hetimin.
Dhe afera ndoshta do të shuhej fare sikur individ pas individ të mos ankoheshin se si telephoni personal u i ishte përgjuar nga NoW. Këta individ përfshinin jo vetëm persona nga jeta e filmit, sportit apo muzikës me detaje nga jeta private e të cilëve NoW “argëntonte” lexuesit e vet, por edhe politikan të njohur si p.sh. ish-zëvendës lideri i Partisë Laburiste, John Preston.
Detajet e këtilla, së bashku me proceset e filluara gjyqësore dhe raportimi i vazhdueshëm sidmos nga e përditshmja The Guardian, bënë që cështja e përgjimit të mos zhduket nga oborri publik. Presioni ndaj drejtorit për kounikim të kryeministrit, Andy Coulson, shtohej dhe Coulson, më 27 janar të këtij viti dha dorëheqje nga ky post duke përsëritur pafajësinë e tij të plotë.
Ndërkohë NoW paguante qindra mijëra funta individëve jasht gjyqit. Ndër to ishin pagesat e bëra më 2008, dhe 2009, të autorizuara nga James Murdoch. 700 mijë funtash iu paguan drejtorit ekzekutiv të Asociacionit Profesional të Futbollit, Gordon Taylor. Një million funta iu paguan publicist Max Clifford. Pagesat e bëra jasht gjyqit siguronin njëkohsisht se informatat e tjera rreth kësaj cështje mbeteshin secrete.
Detajet e reja mbi përgjimet tjera ndërkaq dilnin një nga një. Rasti që tronditi fuqimisht opinion publik ishte zbulimi se celulari i një vajze 12 vjecare të zhdukur ishte përgjuar. Porositë që familja i linin fshiheshin për të krijuar vend për porosi të reja. Fakti se porositë zhdukeshin nga celurari bënte që familja të shpresojë se vajza ishte e gjallë. Vajza më vonë u gjet e vdekur. Të njohura u bënë dyshimet mbi përgjimin e viktimave tjera të krimit përfshira viktimat e sulmit terrorist të 7 korrikut dhe familjet e ushtarëve të vrarë.
Afera apo skandali i përgjimit sic u bë e njour kjo cështje, tejkaloi tani rrethin e ngushtë të një “rogue reporter”. Policia bëri të ditur se rreth 4000 veta ishin përgjuar.
Ajo që pasoi, tani është mëse e njohur”. Mbyllja e gazetës me tirazh më të madh, NoW, arrestimi i ish-kryeredaktorit të saj Andy Coulson dhe ish-zëvendës kryeredaktorit, Neil Wallis; dorëheqja e drejtoreshës ekzekutive të News International dhe arrestimi i saj, dorëheqjet në krye të policisë: komisioneri i Policisë Metropolitan Sir Paul Stephenson dhe ndihmëss-komisioneri i kësaj policie, John Yates.
Një zhvillim tjetër i rëndësishëm ishte braktisja e orvatjeve nga News International për të siguruar kontrollin e plotë të BSkyB-së, ku tani ky kontroll kufizohet në 39%.
Gjatë dëgjimit para parlamentarëve, Rupert dhe James Murdoch u shprehën se si nuk kishin ditur lidhur me një numër pyetjesh që u shtroheshin nga parlamentarët. James Murdoch fjala vjen tha se si e kishte shokuar dhe befasuar kur kishte mësuar se NoW akoma paguante shpenzimet legale të detektivit privat (i cili ishte burgosur më heret lidhur me përgjimet), derisa vet moguli medial, Rupert Murdoch u shpreh se si nuk ishte i vetëdijshëm lidhur me pagesat jasht-gjyqësore viktimave të përgjimit.
Gjatë dëgjimit poashtu u mohua sugjerimi se si mbyllja e NoW ishte planifikuar më pare dhe se një titull i ri ishte siguruar për të zëvendësuar edicionin e së dielës. Diskutimet e nryshme lidhur me të arrdhmen, sipas tyre, nuk nënkuptojnë lidhjen e drejtëpërdrejtë me vendimin për të mbyllur NoW.
Rupert dhe James Murdoch shprehën keqarrdhje për atë cka ndodhi dhe u shprehën se si dëshirojnë të sigurojnë një praktikë më të mire në të arrdhmen.
Ndërkohë skandali i përgjimeve është temë e dy hetimeve të parlajmëruara. Mbetet të shihet se cka do të zbulohet gjatë tyre. E sigurtë është ndërkaq se cështja e përgjimeve do të mbetet temë preokupuese për një kohë të gjatë.
<< Home