Tuesday, July 26, 2011

VARROSET AMY WINEHOUSE

Amy Winehouse u varros sot (e martë 26 korrik) në Londër. Babai i saj u tha të pranishmëve se ditët e saja të fundit ishin më të lumturat për disa vjet.

Mitch Winehouse tha se këngëtarja 27 vjecare e kishte "mundur" drogën dhe se bënte orvatje të mëdha të tejkalojë problemin e alkoholit.

Fituesja e shpërblimit Grammy, u gjet e vdekur të shtunën në shtëpinë e saj në veri të Londrës. Shkaku i vdekjes akoma nuk është konfirmuar. Procesi formal i hetimit të vdekjes u hap të hënën dhe u shty për 26 tetor.