DETEKTIVI I NoW ISHTE UDHËZUAR TË PËRGJOJË
Glenn Mulcaire, detektivi privat në qendër të skandalit të puergjimit, ka thënse se ai ishte udhëzuar për të përgjuar.Mulcaire u dënua me burg në vitin 2007 pasi kishte pranuar përgjimin derisa punonte për gazetën News of the World.
Në deklaratën e lëshuar nga ekipi i tij juridik, thuhet se idea se ai bëri këtë gjë në mënyrë unilaterale, është e "pavërtetë".
Sipas tyre, ai dikur besonte se udhëzimet bëheshin nga ata që dëshironin të ndihmojnë në zgjidhjen e krimeve.
Në deklaratë thuhet se Mulcaire përsërit keqarrdhjen e vet ndaj personave që janë lënduar dhe prekur nga aksionet e tij.
Mulcaire ishte i punësuar nga NoW efektivisht prej vitit 2002 si detektiv privat. Si punonjës ai veproi sipas udhëmeve të të tjerëve, thuhet ndër tjerash në deklaratë
<< Home