Wednesday, September 21, 2011

Skandali i përgjimit: Policia heq dorë nga kërkesa kundër The Guardian

Policia e Metropolitanit ka njoftuar se nuk do të ndjek kërkesën e vet legale kundër së përditshmes britanike The Guardian për zbulimin e burimit të informatave në skandalin e përgjimit.

Dëgjimi i kësaj çështje ishte parashikuar për të premten. Policia thotë se pas konsultimeve me Shërbimin e Prokurorisë është vendosur që për tani të mos ndjekjet ky proces. Nga Prokuroria thuhet se u nevojitet më shumë kohë dhe më shumë informata.

Kryeredaktori i së përditshmes The Guardian, Alan Rasbrixher (Alan Rusbridger), ka pëshëndetur vendimin e policisë.

Muajin e shkuar, një detektiv 51 vjeçar u arrestua lidhur me dyshimin se ka pasuar informata tek The Guardianit. Detektivi nga ekipi që po hulumton çështjen e përgjimeve nga gazeta tani e mbyllur News of the World, u lirua me kusht deri më 29 shtator gjersa vazhdojnë hetimet e mëtejshme lidhur me aktivitetet e tij. Ai poashtu u suspendua nga puna.