Paul McCartney jep njoftimin mbi martesën
Sir Paul McCartney ka bërë njoftimin mbi planet e tij për martesë në qendrën e regjistrimit Marylebone në veri të Londrës.Ylli i shquar muzikor do të martohet me biznesen Nancy Shevel. McCartney dhe Shevel kan qenë së bashku katër vjet. Ata mund të martohen 16 ditë pas njoftimit të bërë në zyrën e regjistrimit.
Martesa e parë e ish-Bitlesit ishte bërë poashtu në këtë zyre regjistrimi. Në vitin 1969 McCartney u martua aty me Linda Eastmen në një ceremoni të vogël. Linda McCartney vdiq nga kanceri në vitin 1998.
Martesa e Paul McCartmey-it me Nancy Shevel do të jetë martesa e tij e tretë. Në vitin 2002 ai u martua me Heather Mills. Mills dhe McCartney ishin të martuar deri më 2008.
<< Home