Foks kërkon falje por edhe sulmon mediat
Ish sekretari britasnik, Liam Foks i mbrojtes kërkoi falje për shkeljen e rregullave parlamentare.Në fjalimin e tij sot në parlament pas dorëheqjes së javës së shkuar tha se ai është dashur të dëgjojë më shumë brengosjet e shprehura lidhur me lidhjet e tij me Adam Verrity-in.
Zoti Foks ndërkaq njëkohësisht akuzoi "një pjesë të mediave" për "hakmarrje" madje "urrejtje" në trajtimin e tij. Një sjellje e ˚këtillë, sipas dr Foks duhet ti brengos të gjithë.
Ndërkohë mësohet se Komisioneri për standarde parlamentare, Xhon Lajon do të inicoijë një hetim lidhur me sjelljen e Dr Foks-it.
Hetimi thuhet të inicohet pas ankesës sue deputetit laburist Xhon Men.
<< Home