Parlamenti britanik të debatojë anëtarësimin në BE
Parlamenti britanik do të votojë rreth mundësisë së referendumit për anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian.Debati në parlament do të zhvillohet më 24 tetot, tri ditë më herët se ishte parashikuar për të mundësuar prezencën e kryeministrit britanik David Kameron gjatë këtij debati. Debati ishte planifikuar origjinalisht për 27 tetor, por zyra e kryeministrit ka sjellur puerpara këtë debatë meqë kryeministri britanik si dhe sekretari i tij i jashtëm do të jenë në Australi atë ditë.
Votimi rreth kësaj çështje u kërkua nga deputeti konzervator David Nutall. Kuerkesa e tij u mbështet deri tani nga 76 deputetë prej të cilëve më shumë se 50 nga Partia
Konzervatore. Kërkese fton për referendum deri në maj të 2013 dhe parasheh tri opcione votimi: status kvonë, braktisjen e BE ose reformimin e kushteve të anëtarësimit të Britanisë së Madhe në BE.
Rezultati i votimit nuk është obligues për qeverinë por shihet si politikisht problematik për kryeministrin Kameron.
Sipas burimeve të këtueshme, data e debatit u soll përpara për ti mundësuar kryeministrit Kameron që personalisht ti porosit deputetët të mos shkojnë kësaj rruge.
<< Home