Wednesday, June 27, 2012

Moment historik për Irlandën e Veriut

Mbretresha Elizabeta II ka shtërgouar dorën me zëvendës ministrin e parë të Irlandës Veriore dhe ish komandand i IRA-së, Martin McGuiness.

Shtergimi i dorës u bë pas takimit privat nue Belfast. Mbretresha Elizabeta dhe Martin McGuiness shtërnguan dorë publikisht.

Takimi mes Mbretreshës dhe Mc Guiness u mbajt në Belfast  gjatë vizitës së Mbretreshës në Iralndën e Veriut. Takimi është organizuar nga shoqata bëmirëse Co-oeration Irland.

Mbretresha u shoqërua nga bashkshorti i saj Duka i Edingurgut dhe sekretari saj privat Sir Christopher Geidt.

Gjatë takimit privat, prezent ishin edhe ministri i parë i Irlandës së Veriut, Peter Robinson si dhe kpresidenti i Republikës së Irlandës, Michael D Higgins..


midis Mbretreshës dhe ish-komandandit të IRA-së vlerësohet si takim me ruendësi të madhe simbolike.

"Pavarësisht nga ndjenjat e saj personale meqë kushëriri i saj dhe daja i Dukës së Edinburgut, Lordi Mountbatten u vra nga IRA në vitin 1979, Mbretresha e cila vepron sipas këshillës së ministrave të saj, do të mirëpritet këtë si vazhdim të rolit pivotal që ajo ka luajtur personalisht në avancimin e procesit të paqes gjatë vizitës së saj shumë të suskesshme në Irlandë vitin e shkuar", thotë eksluzivisht për Euro-Korrespondentin, Richard Fitzwilliams.


Takimi mes Mbretreshues dhe McGuiness u mbajt në teatrin Lyric. Takimi pati dimension ndër-kufitar dhe, siç nënvizohet, nuk ishte pjesë e manifestimeve the Jubileut të Mbretreshës.

Gjatë vizitës në Irlandën e Veriut, Mbretresha do të vizitojë më vonë Asamblenë e Stormont, si pjesë e manifestimit të 60 vjetorit të fronit të saj organizuar nga Zyra e Irlandues së Veriut.