Thursday, November 08, 2012

Kameron dhe Merkel diskutojne buxhetin e BE-së


Kancerlarja gjerane Angela Merkel u takua mbrëmë (mërkurë) në Londër me kryeministrin britanik Dejvid Kameron. Temë qëndrore e bisedës Merkel-Kameron ishte buxheti i BE-së.


Bisedimet njëorëshe u vlerësuan si të "të hapura, të ngrohta dhe miqësore". Pozitat e tyre rreth buxhetit janë të njohura. Kryeministri britanik, Kameron kërkon që buxheti i BE-së të ngrihet ose shkurtohet. Kancelarja gjermane thotë se rritja është e domosdoshme.

Duke folur në prak të takimit, Kameron tha se ai beson se anëtarësimi në BE ushtë i rëndësishëm dhe shtoi buxheti së paku duhet të ngrihet.

Zyrtarët thonue se bisedimet rreth kësaj çështje do të vahdojnë.

Gjermania ka indikuar se ka mirëkuptim ndaj pozitës britanike. Por qeveria gjermane mendon se një rritje në afat të gjatë është e domosdoshme.

Duke folur në Parlamentin Evropian para arrdhjes në Londër, kancelarja Merkel në një porosi të drejtuepërdrejtë për britanikët,  tha se ata nuk do të ishin të lumtur nëse mbeten të vetëm në këtë botë.

Buxheti evropian ka shkaktuar vështërsi të brendshme politike për kryeministrin britanik. Javën e shkuar qeveria humbi votën në parlament mbi buxhetin e BE-së. 53 deputetë konzervatorë mbështetën amandamentin e deputetëve laburist ku u kërkua shkurtim real i buxhetit brenda 2014 and 20120.

Amandamenti, edhe pse jo obligues, shihet si goditje ndaj autoritettit të kryeministrit Kameron.