Thursday, July 05, 2012

Murray në gjysëm-finale

Tenisti britanik Andy Murray u kualifikua për në gjysëm finale duke mundur David Ferrer me 6-7 7-6 6-4 7-6.

Murray tani do të takohet me tenistin francez, Jo-Wilfried Tsonga.

Murray shprehi optimizëm lidhur me gjasat e tij të gjendet në finale. Ai tha se deri tani pati një turne të mirë por se dëshiron të vazhdojë.

Gjatë dy viteve të fundit, Murray u mund nga Rafael Nadal në gjysëm finale. Këtë vit, Nadal tanimë u largua nga gara, pas humbjes së tij të hershme në raundin e dytë nga Lukas Rosol.

Fituesi i takimit Murray-Tsonga do të takohet në finale me fituesin nga takimi Federer-Gjokovic.