Friday, July 27, 2012

Londra 2012: Fillon gara olimpike

Përgatitjet shumëvjeçare përfunduan. Londra olimpike shpall sot zyrtarisht të hapura Lojërat e 2012. Kambanat e Big Benit do të biejnë 40 herë gjatë tre minutash.


Kjo është hera e parë që Big Beni operon jasht orarit të rregulltë që nga 15 shkurti i vitit 1952. Atë kohë kambant ranë çdo minuta 56 herë për varrosjen e Mbretit Gjorgji i Dytë. Kësaj here, kambanat e Big Benit bien si pjesë e projektit artistik 1197. Autori i projektit, Martin Creed fton çdokënd ti bie zils në ora 8.12 minuta. Projeki i zileve përfshin kambanat e kishave, zilet e dyerve si dhe ato të biçikletave. Në projektin e zileve marrin pjesë edhe ambasadat britanike anëkënd botës.

Dje pishtari olimpik u përshëndet nga 60 mijë veta të tubuar në koncertin publik në qendër të Londrës. Pishtari më parë u prit nga Duka i Kembrixhit dhe Dukesha e Kembrixhit. Pishtari kaloi edhe pranë zyrës ë kryeministrit në Downing Street. Cdo gjë tani duket e gatshme për fillimin zyrtar të garës së lashtë sportive. Pritjet dhe pasiguria mbi gatishmërinë e Londrës të ketë çdo gjë gati për garën olimpike tani duken pjesë të së kaluarës.

Problemet e mungesës së stafit të sigurimit që dominuan këto ditë titujt mediak mbi përgatitjet olimpike tani poashtu duken se i takojnë së kaluarës. Angazhimi i ushtrisë për të mbuluar këtë mungesë stafi, ka qetuesuar brengat e miliona vizitorëve që kan siguruar biletat për në parkut olimpik gjatë lojërave. Vet sigurimi i bileta u përcoll me probleme dhe vështuersi për aplikuesit.

Vëmendja e atyre që arritën të sigurojnë këto bileta, tani përqëndrohet në garën e sportistëve nga anëkënd bota. Pas ceremonisë së hapjes, vëmendja e mediave dhe publikut më në fund do të përquendrohet në vetë garën e këture sportistëve.