Banka e Anglisë në ndihmë të ekonomisë
Banka e Anglisë ka njoftuar se gjatë katër muajve të arrdhshëm do të lëshoje një shumë të re prej 50 bilion funtash në operacion si pjesë e programit të lehtësimit kuantitativ për të ndihmuar ekonominë.Me shumën në fjalë, stimulimi ekonomik arrin shumën pre 375 bilion funta. Lehtësimi kuantitativ ka për qëllim ndihmën ekonomike me blerjen e obligacioneve.
Ekonomia britanike gjendet sërish në recesion.
Muajin e shkuar Banka njoftoi dy masa të reja stimulimi ekonomik. Sipas një mase, banka siguron kredi të volitshme bankave me vlerë prej biliona funtash nëse këto fonde pastaj u huazohen bizneseve të vogëla. Sipas masës tjetër, bankave u sigurohet mundësia e fondeve në rast se ballafaqohen me vështërsi afatshkurtra financimi.
<< Home