Friday, July 06, 2012

Inagurohet Londonezja më e lartë

Në Londër u inagurua të enjten godina e re e lartë, The Shrad.  Me lartësi prej 310 metrash, The Shard thuhet të jetë godina më e larta në Evropën Perëndimore.

Ndërtimi shumëvjeçar i godinës u financua nga Banka Kombëtare e Katarit. Inagurimi shënoi kompletimin e ndërtimit 12 vjet. Katari është ko-pronar i godinës.

The Shrad është e vendosur në buzë të anës jugore të lumit Thames,  dhe mund të shihet nga pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Platforma e godinës hapet për vizitë në shkurt. Biletat e hyrjes do të kushtojnë rreth 25 funta për të rriturit dhe 19 për fëmijë.