6 të arrestuar në operacionin anti-terrorist
Policia e Londrës ka arrestuar gjashtë veta në një operacion anti-terrorist.Të arrestuarit janë të moshës 18 deri 30 vjeçare. Arrestimet përshkruhen si të rëndësishme por nuk përmendet mundësia e ndonjë sulmi eminent.
Siç mësohet, fjala është për operacionin të gjatë dhe policia vendosi të veprojë në baza të sigurisë publike.
Në mesin e të arrestuarve gjendet edhe një femër 30 vjeçare. Tri arrestime u bënë në lagjen Ealing në perëndim të Londrë, në adresa të ndryshme, përfshirë një arrestim në rrugën qendrore në Ealing. Tri arrestimet tjera u bënë në lagjen Newham në pjesën lindore të Londës.
Niveli i rrezikut nga kërcënimi terrorist nuk është ngritur.
Të arrestuarit tani gjenden në një stacion të policisë në jug-lindje të Londrës.
<< Home