Monday, January 29, 2007

KOSOVA PENGESË DEMOKRATIKE PËR SERBINË

Gjithnjë derisa çështja politike e Kosovës të mbetet në qendër të vëmendjes, anash mbesin çështje të rëndësishme ekonomike si në Serbi ashtu edhe në Kosovë,.

Vendimi i kryeministrit Koshtunica që të mos prêt ndermjetsuesin special Marti Ahtisarin u kritikua nga disa përfaqësues të organizatave jo-qeveritare si i vendim i papërgjgjëshëm. Ndërkohë, Partia Demokratike, lëshoi deklaratë ku vlerësohet se në punën e përgjithshme që qeveria kryen në këtë moment, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, bënë pjesë edhe pritja e ndërjmetsuesit special meqë fjala është për një çështje me interes më të rëndësishëm shtetërorë. Vendimi kryeministrit Koshtunica ndërkaq shihet nga disa si indikacion se ai mund të heq dorë nga posti i kryeministrit në qeverinë e re por nga ana tjetër edhe si porosi bashkësisë ndërkombëtare që të mos ushtrojë presion lidhur me Kosovën. Konsultimet për formimin e qeverisë së re fillojë nesër. Presidenti Tadiq ka ftuar përfasuesit e listave zgjedhore për konsultime të ndara ndërsa pas përfundimit të tyre, Presidenti Tadiq do të propozojë mandatarin për formimin e qeverisë së re. Ky process ndarkaq akoma konsiderohet si i vështirë mes tjerash pikërisht për shkak të çështjes së Kosovës.

Cështja e Kosovës mund jo vetëm të vështërsojë fromimin e qeverisë së re, por edhe të ndikojë që në këtë qëveri të hyjnë radikalët, theksuan këto ditë mediumet e këtushme. Derisa një mundësi e këtillë akoma shihet si jo-reale, analistët theksojnë se çësthja e Kosovës, përkatësisht dinamika e zgjidhjes së saj do të ndikojë në mënyrë indirekte në formimin e qeverisë së re.

Zoran Lutovac analistë politikë thotë se kjo çështje mund të shfrytëzohet si arsyetim gjatë këtij procesi negociator për qeveri të re. Lutovac shton se ai prêt që partitë e bllokut democratik, pra partia Demokratike ajo Demokratike e Serbisë dhe G17 Plus të arrijnë marrëveshje dhe këto tri parti të formojnë qeverinë e re. Koalicioni i Partisë Demokratike të Serbisë dhe asaj radikale do të kishte pasoja të papara për vet partinë e kryeministrit Koshtunica. Kjo part shton Lutovac do të përjetonte fatin e partisë së Vuk Drashkoviqit e cila kësaj radhe mbeti jasht parlamentit.

Zoran Stoilkoviq analistë politik prêt që qeveria e re të formohet deri kah mesi i marsit.
Presioni dhe roli i jashtëm ndërkombëtar do te jetë tejet i rëndësishëm në këtë drejtim. Stilkovic shton se kur të fillon procesi i shpejtuar i negociatave drejt një formulimi përfundimtar të ceshtjes së Kosovës, aktorët politikë e kan të qartë se një sa e padëshërueshme është një situatë kur një procesi i këtillë zhvillohet ndërsa në Serbi akoma nuk ka qeveri të re.
Tone:

“Çështja e Kosovës do të vështërsojë, më saktësisht komplikojë gjërat në një masë sepse më nuk bëhet fjalë për pozicione parimore apo negociata të gjata. Stoilkoviq shton se tani duhet të arrihen qëndrime konkrete ndaj skenarjeve të mundshme të kësaj zgjidhje. Por, shton ai, nga ana, paradoksalisht Kosova edhe do të shpejtojë këto negociata tw cilat ndryshe pra presionin kohor do të mund tw vazhdonin muaj të tërë.

Ndër opcionet e mundshme të qeverisë së re, Stoilkovic thekson mundësinë që Koshtunica të mbetet kryeministër ose që në zgjedhjet e arrdhshme prezidenciale ai të mbështet si kandidat për president.
Me rëndësi është është harmonizimi i programit si dhe sjellja taktike ndaj cështjes së Kosovës, shton Stoilkoviq. Këtu nuk kemi dallime të rëndësishme konceptuale por dallimet taktike do të jenë shumë të rëndësishme.

"Nuk besoj se në Serbi dikush do të nënshkruajë ndonjë akt formal. Por është e rëndësishme sjellja dimplmatike ndaj vendeve të cilat fjala vjen do të njihnin pavarësinë e Kosovës. Stoilkoviq shton se mbetet të shihet nëse kjo zgjidhje do të formulohet në atë mënyrë që ti jepet Serbisë hapësirë që këto ndryshime të pranohen. Poashtu kyce nw rrjedhjat e arrdhshme politike mbetet sipas tij roli I bashkwsisë ndërkombetare përkatwsisht vijimi i procesit drejt Bashkimit Evropian.

Skenari sipas të cilit zgjedhjet do të përsëriten, theksojnë bashkëbiseduesit tanë është i vështirë. Vec tjerash për shkak të reagimit të vet votuesve të cilët në zgjedhjet e reja do të mund ti dënonin partitë demokratike me votim të dobët.
Analistët pajtohen se çështja e Kosovës po ndikon e madje pengon procesin e tërë demokratik jo vetëm në Serbi por edhe në Kosovë. Gjithnjë derisa çështja politike e Kosovës të mbetet në qendër të vëmendjes, anash mbesin çështje të rëndësishme ekonomike. Cështje këto që sic treguan zgjedhjet e së dielës janë prioritet për votuesit në Serbi.

Xhejms Lajon (James Lyon) nga Grupi ndërkombëtar i krizave për Deutsche Velle thotë se kur është fjala për Kosovën politikanët serb mbeten prapa votuesve.

“Shumica e votuesve janë të interesuar në cështjet jetike, çeshtjet e përditshme të jetës që kan të bëjnë me ekonominë. Por politikanët serb e kan vërë cështjen e Kosovës në qebdër të vëmendjes ngase për ta kjo është gjë e rëndësishme. Kështu kemi një situatë ku politikanët po insistojnë në ideologji që nuk është doemos në përputhje më aspiratat e votuesve, thotë Lajon.

Shumica e analistëve mbeten konfident se përkundër vështërsive të tashme, partitë demokratike do të arrijnë marrëveshje dhe do të dalin me qeveri të re deri kah mesi I marsit.

Beograd, 28 janar 2006